Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 psikologji :personalitete te ndryshme

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.dock
team
team
Mr.dock


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 93
lokacioni : peja
hobi ose puna juaj : xxx
Registration date : 15/06/2008

psikologji :personalitete te ndryshme Empty
MesazhTitulli: psikologji :personalitete te ndryshme   psikologji :personalitete te ndryshme I_icon_minitimeWed 27 Aug - 22:22

Alfred Adler (1870-1937), psikolog austrian, themelues i shkollės individuale tė psikologjisė. Megjithėse njėri nga kolegėt e hershėm tė Sigmund Freud-it, ai hodhi poshtė idenė frojdiane nė atė se seksi buron nga neurozat. Adler i ndėrpreu marrėdhėniet me Freud mė 1911, duke mbrojtur atė se ndjenjat e papėrkrahura gjatė fėmijėrisė mund tė udhėheqin kompleksin inferior. Teoria e Adler pėrqendrohet nė forcat shoqėrore, dhe terapia e tij megjithėse ende ka lidhje me analizat e fėmijėrisė sė hershme, gjithashtu ishte e interesuar nė kapėrcimin e kompleksit inferior pėrgjatė interakcionit pozitiv social. Pas vitit 1932 ligjėroi nė Shtetet e Bashkuara. Veprat e tij pėrfshijnė “The Practice and Theory of Individual Psychology” (1927, ribotuar 1973) dhe “Understnding Human Nature” (1927, ribotuar 1978).



--------------------------------------------------------------------------------




Alfred Binet
Alfred Binet, 1857-1911, psikolog francez. Qė nga viti 1894 ishte drejtor i laboratorit psikologjik nė Sorbonne. Ėshtė i njohur pėr hulumtimet dhe inovacionet nė testimin e inteligjencės sė njeriut. Bashkė me Theodore Simon (1905-1911) sajoi njė mori testesh tė cilat, tė ripėrpunuara gjetėn njė pėrdorim tė gjėrė nė shkolla, industri apo dhe ushtri. Testi i inteligjencės Stanford-Binet ėshtė njė prej mė tė rėndėsishmėve. Binet dhe Simon shkruajtėn “Les Enfants anormaux” (1907). Shumica e shkrimeve tė tij janė publikuar nė “Année psychologique”, njė revistė psikologjike franceze e themeluar nė vitin 1895.

--------------------------------------------------------------------------------



Anna Freud
Anna Freud, 1895-1982, psikoanaliste britaneze , e lindur nė Vjenė, Austri. Duke e vazhduar punėn e babait tė vet, Sigmund Freud, ajo ishte nismėtare e psikoanalizės pėr fėmijė. Mė 1938 ajo emigroi nė Britani sė bashku me babanė e vet ku themeloi dhe drejtoi klinikėn pėr terapi tė fėmijėve. Nė njė vepėr me shumė ndikim (1937) ajo argumentoi se ego ka njė rol aktiv nė zgjidhjen e konfliktit dhe tensionit. Psikoanalistė tjerė si Heinz Hartman dhe Eric Erikson pranuan idetė e saja nė punėn e tyre.

Shkrimet e saja pėrfshijnė “Normaliteti dhe Patologjia nė Fėmijėri” (“Normality and Pathology in Childhood”, 1965) dhe “Shkrimet e Anna Freud” (The Writings of Anna Freud, 1973).

--------------------------------------------------------------------------------



Erich Fromm
Erich Fromm, 1900-1980, autor dhe psikoanalist, i lindur nė Frankfurt, Gjermani. Nė vitin 1922 doktori nė Universitetin e Heidelberg-ut. Qė nga viti 1929 deri mė 1932 ligjėroi nė Institutin psikoanalitik nė Frankfurt si dhe nė Universitetin e Frankfurtit. Mė 1934 shkoi nė Shtetet e Bashkuara ku praktikoi psikoanalizėn dhe ligjėroi nė institute tė ndryshme duke pėrfshirė edhe “International Institute for Social Research” (1934-1939), Universitetin e Columbia (1940-1941), The American Institute for Psychoanalysis (1941-11942), Yale (1949-1950). Shėrbeu edhe nė fakultetin e Kolegjit Benington (1941-1950), Universitetin Nacional tė Meksikės (1951), Universitetin e Michigan (1957), Universitetin e New York (1961). Duke thyer traditėn psikoanalitike tė Freud-it e cila ishte e fokusuar kryesisht nė motivimet e pavetėdijshme, Fromm qėndroi nė atė se njerėzit janė produkt i kulturės nė tė cilėn ata rriten. Nė shoqėritė moderne ai pohoi se ata largohen nga vetvetja.

Veprat e Fromm-it pėrfshijnė ndėr tjera “Arti i dashurisė” (“The Art of Loving”, 1956), “Misioni i Sigmund Freud-it” (“Sigmund Freud’s Mission”, 1958), si dhe shumė shkrime tjera.



--------------------------------------------------------------------------------




Erik Erikson
Erik Erikson, 1902-1994, psikoanalist amerikan, i lindur nė Frankfurt, Gjermani. Si i ri udhėtoi kudo nė Evropė. Ishte mėsues nė njė shkollė private tė Vjenės ku u trajnua si psikoanalist (1927-1933) nėn Anna Freud, duke u specializuar nė psikologjinė e fėmijėve. Nė vitin 1933 emigroi nė Shtetet e Bashkuara, ku ligjėroi nė Universitetin e Harward (1933-1936; 1960-1970) ku punoi njė mori veprash, duke zgjeruar sferat e teorisė psikoanalitike qė tė marrė pėr bazė mė shumė faktorėt kulturor dhe shoqėror. Nė veprėn e tij mė me ndikim, “Fėmijėria dhe Shoqėria” (“Childhood and Society”, 1950), ai ndau ciklin jetėsor tė njeriut nė tetė shkallė tė zhvillimit psikosocial. Studimet e tij psikohistorike si p.sh. “E vėrteta e Gandit” (“Gandhi’s Truth”, 1969; kjo vepėr i siguroi atij ēmimin Pulitzer dhe njė ēmim tjetėr kombėtar), shqyrtojnė konvergjencėn e zhvillimit personal dhe historinė shoqėrore. Veprat e tij tė mėvonshme kanė tė bėjnė me ēėshtjet etike tė botės moderne.

--------------------------------------------------------------------------------



Ernest Jones Ernest Jones, 1879-1958, psikoanalist britanez. Ligjėroi nė Universitetin e Torontos dhe ishte drejtor i Klinikės pėr Sėmundje Nervore tė Ontarios (1908-1913). Themeloi “The International Journal of Psychanalysis” dhe shėrbeu si editor i saj qė nga 1920 deri 1939. Mė 1925 themeloi Klinikėn pėr Psikoanalizė nė Londėr. Si pasues dhe koleg i Sigmund Freud-it ishte instrumental nė paraqitjen e studimit tė psikoanalizės nė Shtetet e Bashkuara dhe Angli dhe shpiku termin racionalizėm si konkluzion drejt teorisė sė mekanizmave mbrojtės.

Si biografist autoritativ i Freud-it, shkrimet e tij pėrfshijnė “The Life and Work of Sigmund Freud” (1953-1957) si dhe “Free Assocationns: Memories of a Psychoanalyst” (1959).

--------------------------------------------------------------------------------



Gordon Allport Gordon W. Allport (1897-1967), psikolog amerikan, i lindur nė Montezuma (Indiana, SHBA). Njė nga psikologėt e parė tė studimit tė personalitetit, i cili studioi qėndrimet njerėzore, paragjykimet, dhe besimet religjioze. Teoria e tij e personalitetit, e cila hodhi poshtė psikologjinė frojdiane dhe bihejviorizmin, theksoi unitetin e individit dhe nevojėn pėr ti trajtuar problemet nė termat e kushteve tė tanishme si e kundėrta e ngjarjeve tė fėmijėrisė. Allport shkroi kėto libra “Personality” (1937), “The Individual and His Religion” (1950), dhe “The nature of Prejudice” (1954).





--------------------------------------------------------------------------------




Gustav Theodor Fechner Fechner (1801-1887) si hulumtues i natyres ishte filozof gjerman, Profesor nė Universitetin e Lepzig-ut, sė pari pėr fizikė, pastaj pėr filozofi. Themelon psikofizikėn, psikologjinė eksperimentale si dhe estetiken eksperimentale. Fechner ishte ai, i cili nė atė kohė krjojė nocionin e psikofizikės. Ai botoi librin "Elementet e Psikofizikės", nė tė cilin ai pėrshkroi metodėn eksperimentale tė matjes sė mbresave (eksperiencės shqisore).








--------------------------------------------------------------------------------



Hans J. Eysenck Hans Jürgen Eysenck, 1916-1997, psikolog britanez. I njohur pėr teorinė e personalitetit tė njeriut, Eysenck sugjeroi se personaliteti ėshtė i determinuar biologjikisht dhe ėshtė i rregulluar nė hierarki i pėrbėrė prej llojeve, veēorive, reagimeve tė zakonshme dhe atyre specifike. Si kritik i ashpėr i psikoanalizės, Eysenck pohoi se vlerat e shėrimit tė emocioneve tė shqetėsuara ishin pėrafėrsisht tė barabarta pėr individėt e trajtuar dhe tė pa trajtuar, ndonėse pėrpikėria e studimit tė tij nė kėto ēėshtje ėshtė vėnė nė pikėpyetje viteve tė fundit. Nė mesin e shumė veprave tė Eysenck ėshtė edhe vepra “Kontroversa e Inteligjencės” (“The Intelligence Controversy”, 1981).
Teoria e Eysenck mbi Personalitetin bazohet kryesisht nė psikologji dhe gjenetikė. Kėshtu ai me hulumtimet e tij tė bėra pėrshkroi dy pėrmasa kryesore tė temperamentit: neuroticizmin dhe ekstraversion-introversion.

--------------------------------------------------------------------------------



Hermann Ebbinghaus Hermann Ebbinghaus (1850-1909)
u lind nė njė familje tregtare luterane nė Barmen tė Gjermanisė. Nė moshėn 17 vjeēare hyri nė Universitetin e Bonn-it pėr tė studiuar histori dhe filozofi (1867-1870). Interesi i tij i pėrkiste mė shumė filozofisė. I nderpreu studimet pėr pjesėmarrjė nė luftė 1870/71, u kthye prap nė Bonn ku edhe promovojė nė vitin 1878. Libri i G. Th. Fechner "Elementetet e Psikofizikės" (1860) interesin tek Ebbinghaus pėr tu marrė me psikologjinė eksperimentale. Mė 1885 u emėrua profesor i filozofisė nė Universitetin e Berlinit. Po nė kėtė vit ai botojė librin e tij mė tė rėndėsishmin "Mbi Kujtesėn". Disa vite mė vonė, ai shkoi nė Universitetin e Halle-s dhe atė tė Breslaut, ku qėndroi deri sa vdiq mė 1909.

Kontributet e Ebbinghaus-it nė psikologji janė tė shumta. Punimet e tij tė famshme mbi kujtesėn ("Lakorja e Kujtesės") vunė bazat e psikologjisė eksperimentale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
psikologji :personalitete te ndryshme
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» psikologji :personalitete te ndryshme 2
» psikologji :personalitete te ndryshme3

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shėndetsi :: psikologji-
Kėrce tek: