Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 droga dhe parandalimi i saj

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Admin
Admin
Admin
Admin


Male
Numri i postimeve : 164
Age : 31
lokacioni : BEVERLY HILLS
hobi ose puna juaj : ADMIN I FORUMIT
Registration date : 27/04/2008

droga dhe parandalimi i saj Empty
MesazhTitulli: droga dhe parandalimi i saj   droga dhe parandalimi i saj I_icon_minitimeWed 27 Aug - 22:30

Droga dhe parandalimi i saj


Dr. med. Musli Ferati



Ėshtė njė rrjet aq mirė i organizuar i prodhimit, pėrpunimit, distribuimit dhe pėrdorimit tė drogės, saqė edhe masat mė tė rrepta legale nuk kanė gjasa pėr njė kohė tė gjatė ta zhdukin. Mbetet qė tė kufizohen kėto kanale tė thella, qė tė ndėrgjegjėsohet rinia jonė dhe sė paku deklarativisht tė potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese qė ēojnė nė njė ekspansion masovik tė kėsaj shprehie ogurzezė. Kjo pėr vetė faktin se deri mė sot nuk kemi njė program nacional kundėr narkomanisė, nė tė cilin rolin e vet tė pazėvendėsueshėm do ta jepnin tė gjitha strukturat dhe institucionet shoqėrore e shtetėrore, siē janė shėrbimi shėndetėsor, organet e rendit e tė pėrndjekjes, mediumet, sistemi i pėrgjithshėm arsimor, feja e tė ngjashme. Sugjerimet e mėsipėrme nuk janė ndonjė parafrazim megaloman, por njė pėrvojė mjaft dobiprurėse qė vite me radhė po zbatohet nė vendet e zhvilluara perėndimore dhe SHBA.


Nė kuptimin gjithpėrfshirės droga paraqet njė varg materiesh psiko-aktive, tė cilat po qe se konsumohen nga ana e njeriut kanė aftėsi qė tė ndryshojnė dhe dėmtojnė seriozisht integritetin psiko-fizik tė subjektit i cili i pėrdorė, gjegjėsisht i keqpėrdorė ato. Thuhet me tė drejtė se abuzimi me kėto substanca psikotrope ėshtė njė problem i madh shoqėror dhe shėndetėsor mbarėbotėror, ngase pasojat qė dalin nga efektet e drejtpėrdrejta dhe tė tėrthorta nga kjo shprehi e kobshme morbogjene janė shumėfish tė dėmshme pėr vetė individin qė ėshtė bėrė rob i marrjes pa masė i materieve dehėse, si dhe pėr rrethin mė tė gjerė social ku jeton dhe vepron ky ose njė grup mė i madh abuzuesish tė drogave.

Qė tė kemi njė ide mė tė qartė mbi kėtė fenomen tė rrezikshėm mediko-social, dhe jo vetėm kaq, fillimisht do t’i referohemi definicionit mbi varshmėrinė nga droga qė kohėve tė fundit e ka dhėnė Organizata Botėrore e Shėndetėsisė (OBSH), nė tė cilin tekstualisht thuhet: Vartėsia nga droga paraqet njė gjendje tė intoksikimit (helmimit) periodik ose kronik me droga natyrale, gjysmėsintetike, dhe e cila karakterizohet me njė dėshirė dhe apasion tė prafrenueshėm qė tė merret me ēdo kusht, prirje pėr tė rritur dozėn (toleranca), varshmėri fizike dhe psikike dhe veprimit destruktiv mbi personalitetin e narkomanit. Problemi del se ėshtė edhe mė i mprehtė kur kihet parasysh fakti se kjo epidemi moderne mė sė shumti prek rininė, ardhmėrinė e ēdo komuniteti, nė tėrė globin, duke mos kursyer asnjė shtreė sociale dhe pėrkatėsi nacionale dhe konfesionale. Dukuri pothuajse e pashmangshme qė shoqėron ēdo abuzim me kėto lėndė shkundulitėse ėshtė shfaqja e sindromit abstinencial fill pas ndėrprerjes sė konsumimit tė drogės, shpeshherė edhe me simptome dhe komplikime mė tė rėnda se substanca qė ka shkaktuar kėtė varshmėri kėmbėngulėse.

Nė kėtė grup materiesh nootropike, para sė gjithash, sipas klasifikimit mė tė ri tė ērregulliomeve mentale, qė vijnė si rezultat i pėrdorimit kompulsiv, bėjnė pjesė kėto nėngrupe substancash distimike:

alkooli
opiatet
kanabinoidet
sedativet dhe hipnotikė
kokaina
kofeina dhe stimulues tė tjerė tė sistemit qendror nervor
halucinogjenėt
duhani
tretėsit qė avullohen
adikcioni me mė shumė lloje drogash njėkohėsisht.
Duke patur parasysh objektivin e kėtij diskutimi, aspektin teorik dhe praktik tė kėsaj materie kaq voluminoze, do tė shqyrtojmė pėrciptazi shkaqet dhe faktorėt qė sjellin deri tek paraqitja dhe pėrhapja me pėrmasa kėrcėnuese tė kėtij vesi kompleks qė me njė shpejtėsi marramendėse dėmton dukshėm mirėqenien e mbarė njerėzimit, pa mos anashkaluar edhe mjedisin tonė vulnerabil. Pėrkundėr ligjeve dhe konventave antidrogė qė ka miratuar ēdo shtet, dukuria e narkomanisė sa vjen e po bėhet mė aktuale, ngase po rritet numri i konsumuesve tė rinj, bile edhe ndėr nxėnėsit e shkollave fillore.

Ėshtė njė rrjet aq mirė i organizuar i prodhimit, pėrpunimit, distribuimit dhe pėrdorimit tė drogės, saqė edhe masat mė tė rrepta legale nuk kanė gjasa pėr njė kohė tė gjatė ta zhdukin. Mbetet qė tė kufizohen kėto kanale tė thella, qė tė ndėrgjegjėsohet rinia jonė dhe sė paku deklarativisht tė potencohen rrethanat parandaluese dhe favorizuese qė ēojnė nė njė ekspansion masovik tė kėsaj shprehie ogurzezė. Kjo pėr vetė faktin se deri mė sot nuk kemi njė program nacional kundėr narkomanisė, nė tė cilin rolin e vet tė pazėvendėsueshėm do ta jepnin tė gjitha strukturat dhe institucionet shoqėrore e shtetėrore, siē janė shėrbimi shėndetėsor, organet e rendit e tė pėrndjekjes, mediumet, sistemi i pėrgjithshėm arsimor, feja e tė ngjashme. Sugjerimet e mėsipėrme nuk janė ndonjė parafrazim megaloman, por njė pėrvojė mjaft dobiprurėse qė vite me radhė po zbatohet nė vendet e zhvilluara perėndimore dhe SHBA.

Meqė momentet etiologjike janė tė shumta, faktorėt dhe rrethanat qė shpien deri nė pėrhapjen e narkomanisė do t’i klasifikojmė nė tre grupe, edhe atė: faktorėt qė pėrcaktojnė personalitetin e narkomanit, kushtet socio-ekonomike dhe vetė substanca psikoaktive si faktor provokues.



Pėr sa i takon veēorive qė karakterizojnė tiparet e personit qė konsumon drogė, mund tė thuhet se nė rastet tipike kėto subjekte janė adoleshentė psiko-labil tė cilėt pėrveē tjerash janė intolerant ndaj streseve dhe traumave fizike dhe psikike, endacakė me teke tė ēuditshme, psikopatė latentė qė janė personalisht tė papjekur, neurotikė dhe individė qė i pėrkasin grupit “border line”, si dhe njė dyzinė delikuentėsh qė i ka inaktivizuar pėr punė kreative ndjenja e mosbesimit dhe agresivitetit.

Mė tė akuzuar dhe njėherit mė tė prevenueshėm janė konditat socio-ekonomike, nė tė cilin rolin dominant e ka funksionimi i shėndoshė i mjedisit familjar me tė gjitha premisat e harmonizuara morale dhe materiale. Ambienti ku rinia shkollohet dhe edukohet, pa dyshim, ndikon pozitivisht dhe nė shumė raste negativisht nė paraqitjen e kėsaj dukurie tė mbrapshtė. Raportet e kėqija ndėrnjerėzore qė ekzistojnė dhe nė mėnyrė perfide maskohen nga udhėheqėsit lokalė irritojnė tė rinjtė, tė cilėt janė mė tė ndjeshėm ndaj padrejtėsive, edhe ashtu zhgėnjyese, papunėsia dhe neglizhimi pothuajse total i shtetit ndaj tė rinjve kontribuon nė shtimin e numrit tė narkomanėve.

Substancat e ndryshme psioko-aktive, me cilėsitė e tyre toksike dhe farmakoterapeutike, pėrbėjnė njė moment tjetėr inicues dhe favorizues qė tė rritet pa ndalė aradha e atyre qė shpėtimin idilik e kėrkojnė dhe gjenė tek droga, ose siē shprehet njė psikiatėr i njohur i Zagrebit, Ceriq, tek “patericat kimike”.
Pėr sa u pėrket tė dhėnave epidemiologjike dhe statistikore mbi numrin e pėrgjithshėm tė narkomanėve nėpėr vendet e ndryshme tė botės, duhet tė jetė i rezervuar mbi saktėsinė dhe prezentimin real tė gjendjes faktike, ngase eksperienca ka treguar se pėr ēdo tė regjistruar si viktimė e lėndėve tė ndryshme qė e harlisin gjendjen mendore dhe shpirtėrore vinė sė paku edhe 10 individė qė fshehtas e pėrdorin drogėn, d.m.th. as edhe mė tė afėrmit nuk e dinė se i pikasuri ėshtė narkoman.

Megjithėkėtė, sot llogaritet se nė pėrmasa botėrore ka mė se 200 milionė narkomanė aktiv, nga tė cilėt dy tė tretat e pėrbėjnė grupmoshėn deri nė 28 vjeē, kurse nga numri i mėsipėrm rritet pėrqindja e atyre 12-13 vjeē, qė sigurisht duhet tė na brengosė tė gjithėve. Ajo qė duhet tė theksohet kėtu ėshtė se, nė dy dekadat e fundit ėshtė dyfishuar numri absolut dhe relativ i pėrdoruesve tė drogės si rezultat i rėnies sė bllokut socialist. Vlen tė pėrmendim se toksikomania i pėrngjet njė sėmundje infektive, ngase ēdo konsumues droge patjetėr nė kėtė lojė tė rrezikshme e fut herėt a vonė shokun e vet mė tė ngushtė. Ajo qė i shtyn tė rinjtė tanė, sidomos, qė tė provojnė njėherė drogė dhe mė pas tė mos ndahen kurrė nga ajo, qėndron nė tė dhėnėn qė ēdokush mė e din, se pėrfitimet nga kontrabanda me drogė janė astronomike dhe brenda natės.

Duhet tė na shqetėsojė fakti se, edhe pėrdorimi legal i medikamenteve anksiolitike, hipnotike, bile edhe narkotike, qė arsyetohet fare lehtė nga mjekėt me anė tė recetave, indirekt shton kuotėn e narkomanėve. Duke analizuar tė dhėnat komparative statistikore mbi pėrmasat e narkomanisė nėpėr vendet e ndryshme tė botės, mund tė thuhet se nė trevat tona Narkomania nuk ėshtė edhe aq e pėrhapur dhe pikėrisht gjendet nė stadiumet fillestare, qė nuk pėrjashton mundėsinė e njė vale tė madhe qė mund tė pllakos nė njė tė ardhme tė afėrt. Kjo para sė gjithash kur dihet mentaliteti ynė patologjik pėr tė fituar para me batakēillėqe alla kollumbiane.

Derisa jemi tek shkoqitja e faktorėve stimulues dhe inhibues tė kėsaj dukurie me pasoja tė rėnda shėndetėsore dhe implikime tė parenovueshme socio-ekonomike, ėshtė e udhės tė pranojmė si tepėr inkurajuese studimet e shumta nėpėr SHBA, tė kryera nga Instituti Nacional i Abuzimit me Drogė (NIDA), nė tė cilat ėshtė konstatuar se masat e ndryshme preventive deri nė 50% kanė ulur numrin e narkomanėve ndėr adoleshentė pėr njė periudhė kohore 10 vjeēare. Mė tutje nė kėtė raport vihet nė dukje se, programi parandalues ul koston e shpenzimeve pėr 4 herė nė mjekimin dhe shėrimin definitiv tė njė narkomani. Cilat janė, pra, kėto masa profilaktike qė mundėsojnė njė efikasitet tė tillė kundėr kėsaj sėmundje sociale? Para sė gjithash, duhet punuar mė tepėr me prindėrit dhe arsimtarėt tė cilėt rrisin dhe edukojnė brezin e ri, gjė tė cilėn nė rend tė parė duhet ta bėjė personeli mjekėsor nė krye me mjekėt familjar, psikiatrėt, psikologėt, sociologėt dhe pedagogėt.

Vuajtjet e shumta jetėsore na kanė mėsuar se njė e keqe nuk shkon e vetmuar, andaj edhe ky “dėfrim” rrėnues pėrcillet me rritjen e numrit tė tė sėmuarve nga Hepatiti, SIDA, si dhe kriminalitetit nė formė vjedhjesh, dhunės, prostitucionit dhe vrasjeve. Njė gabim tjetėr ndėr ne bėhet kur i stigmatizojmė narkomanėt, tė cilėt edhe mė tepėr mbyllen nė botėn e tyre tė pashpresė, duke i ēuar tė njėjtit kah gremina e izolimit dhe bojkotimit social dhe profesional. Duhet tė dijmė se edhe ata janė njerėz tė cilėve u duhet ndihmė jo vetėm mjekėsore, por edhe mbėshtetje morale e materiale pėr njė risocializim sa mė human, qėndrim ky i cili shumė do tė rriste numrin e atyre qė do tė heqin dorė nga ky aktivitet keqbėrės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://pejacity.albanianforum.net
 
droga dhe parandalimi i saj
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shėndetsi :: psikologji-
Kėrce tek: