Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 KUPTIMI I TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.dock
team
team
Mr.dock


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 93
lokacioni : peja
hobi ose puna juaj : xxx
Registration date : 15/06/2008

KUPTIMI I TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT Empty
MesazhTitulli: KUPTIMI I TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT   KUPTIMI I TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT I_icon_minitimeSat 8 Nov - 0:07

Aspirata pėr tė mbrojtur dinjitetin njerėzor tė tė gjitha qenieve njerėzore, paraqet thelbin e konceptit pėr tė drejtat e njeriut. Kjo aspiratė e vė qenien njerėzore nė qendėr tė interesit. Kjo aspiratė ėshtė e bazuar nė sistemin e pėrbashkėt universal tė vlerave tė pėrkushtuara tė tė drejtės pėr jetė, si njė e drejtė e paprekshme, dhe ofron njė kornizė pėr ndėrtimin e sistemit tė tė drejtave tė njeriut, tė mbrojtur nga normat dhe standardet e pranuara ndėrkombėtarisht. Gjatė shekullit XX, tė drejtat e njeriut janė zhvilluar si formulime morale, politike dhe ligjore dhe udhėrrėfyese pėr zhvillimin e njė bote tė lirė nga frika dhe skamja.



Neni 1 i Deklaratės Universale pėr tė Drejtat e Njeriut (UDHR), tė miratuar nga Kombeve tė Bashkuara nė vitin 1948, u referohet shtyllave kryesore tė sistemit tė tė drejtave tė njeriut, tė cilat janė liria, barazia dhe solidariteti. Liritė, siē janė liria e mendimit, ndėrgjegjes, besimit, sikurse edhe ajo e opinionit dhe shprehjes, janė tė mbrojtura nga tė drejtat e njeriut. Ngjashėm, tė drejtat e njeriut garantojnė barazi, siē ėshtė mbrojtja e barabartė kundėr tė gjitha formave tė diskriminimit pėr tė gėzuar tė gjitha tė drejtat e njeriut, duke pėrfshirė edhe barazinė e plotė ndėrmjet grave dhe burrave. Solidariteti tregon tė drejtat ekonomike dhe sociale, si tė drejtėn pėr sigurim social, shpėrblim (pagė) tė drejtė, njė standard tė mirė pėr jetesė, shėndet dhe qasje nė arsim, tė cilat janė pjesė pėrbėrėse tė strukturės sė tė drejtave tė njeriut. Kėto tė drejta janė tė sistemuara nė pesė kapituj; tė drejtat politike, civile, ekonomike, sociale dhe kulturore dhe janė tė definuara juridikisht nė dy Pakte paralele, tė cilat sė bashku me Deklaratėn Universale pėr tė Drejtat e Njeriut, krijojnė Ligjin mbi tė Drejtat e Njeriut.

>> Tė gjithė njerėzit lindin tė lirė dhe tė barabartė nė pikėpamje tė dinjitetit dhe tė tė drejtave. Ata ... duhet tė sillen ndaj njėri- tjetrit nė frymėn vėllazėrore.<<

Neni 1 i Deklaratės Universale pėr tė Drejtat e Njeriut.



“Tė gjitha tė drejtat e njeriut pėr tė gjithė” ishte parulla e Konferencės Botėrore pėr tė Drejtat e Njeriut nė Vjenė, tė vitit 1993. Tė drejtat e njeriut, janė ato qė u japin fuqi individėve dhe bashkėsive tė kėrkojnė transformimin e plotė tė shoqėrisė nė drejtim tė realizimit tė plotė tė tė gjitha tė drejtave tė njeriut. Konfliktet duhet tė zgjidhen me mjete paqėsore, duke u bazuar nė sundimin e ligjit dhe nė strukturėn e tė drejtave tė njeriut. Sidoqoftė, tė drejtat e njeriut mund tė ngatėrrohen mes vete; ato kufizohen nga tė drejtat dhe liritė e tė tjerėve ose nga kėrkesat morale, publike, ose tė rendit publik dhe mirėqenies sė pėrgjithshme tė njė shoqėrie deomokratike (Neni 29 i UDHR). Tė drejtat e tė tjerėve, jo vetėm qė duhet tė tolerohen, por edhe duhet tė respektohen. Tė drejtat e njeriut nuk mund tė pėrdoren pėr shkeljen e tė drejtave njerėzore tė tė tjerėve (Neni 30 UDHR); kėshtu qė, edhe pse nė disa situata tė jashtėzakonshme dhe raste ekstreme, mund tė vihen disa kufizime, tė gjitha konfliktet duhet tė zgjidhen nė frymėn e tė drejtave tė njeriut.

>>Asnjė shprehje e kohės sė fundit tė historisė njerėzore nuk ka qenė mė e privilegjuar pėr tė bartur misionin dhe barrėn e sė ardhmes njerėzore sesa [shprehja] >tė drejtat e njeriut<. . . – nocioni i tė drejtave tė njeriut ėshtė dhuntia mė e mirė e mendimit njerėzor klasik dhe bashkėkohor. Nė tė vėrtetė, nė kėtė kohė tė historisė, gjuha e tė drejtave tė njeriut, (ėshtė) nė disponim tonė mė shumė se ēfarėdo gjuhe tjetėr morale. . .<<.

NGA “PADREJTĖSITĖ ĒNJERĖZORE DHE TĖ DREJTAT E NJERIUT” – PROF. UPENDRA BAXI



Prandaj, ēdokush - gratė, burrat, tė rinjtė dhe fėmijėt duhet t’i dijnė dhe kuptojnė tė drejtat e tyre njerėzore, qė janė tė rėndėsishme pėr interesat dhe qėllimet e tyre. Kjo mund tė arrihet pėrmes arsimimit dhe mėsimit pėr tė drejtat e njeriut, arsimim ky qė mund tė jetė zyrtar, jozyrtar ose joformal. Kuptimi i parimeve dhe procedurave tė tė drejtave tė njeriut, ua mundėson njerėzve tė marrin pjesė nė vendimet qė pėrcaktojnė jetėn e tyre, tė punojnė drejt zgjidhjes sė konflikteve dhe ruajtjes sė paqes tė bazuar nė tė drejtat e njeriut, e cila ėshtė njė strategji frytdhėnėse e bazuar nė interesat e popullit pėr zhvillim njerėzor, social dhe ekonomik.



Arsimimin pėr tė drejta tė njeriut duhet ta bėjnė tė gjitha palėt ose pjesėmarrėsit, shoqėria civile, sikurse edhe qeveritė dhe kompanitė transnacionale. Pėrmes njohurive pėr tė drejtat e njeriut, mund tė zhvillohet vėrtet njė “kulturė mbi tė drejtat e njeriut”, e bazuar nė respektimin, mbrojtjen, pėrmbushjen, zbatimin dhe praktikimin e tė drejtave tė njeriut. E drejta pėr arsimim pėr tė drejtat e njeriut mund tė nxirret nga Neni 26 i UDHR-sė, sipas tė cilit “ēdokush ka tė drejtėn pėr arsimim . . . Arsimimi duhet tė orientohet drejt zhvillimit tė plotė tė personalitetit tė njeriut dhe forcimit tė respektimit tė tė drejtave dhe lirive themelore tė njeriut . . .”.

>>Arsimimi, mėsimi dhe dialogu pėr tė drejtat e njeriut duhet tė nxisin brenda strukturės sė tė drejtave tė njeriut mendim kritik dhe analizė sistematike me perspektivė nė interesat poliitke, civile, ekonomike, sociale dhe kulturore. <<

SHULAMITH KOENIG, PDHRE (Lėvizja Popullore pėr Arsimim PėR tė Drejtat e NjEriut)



>>Arsimimi pėr tė drejtat e njeriut nėnkupton tėrėsinė e mėsimit qė zhvillon njohuri, aftėsi dhe vlera pėr tė drejtat e njeriut, i cili pėrkrah paanshmėrinė, tolerancėn, dinjitetin dhe respektin pėr tė drejtat dhe dinjitetin e tė tjerėve.<<

NANCY FLOWERS, QENDRA PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT E UNIVERSITETIT TĖ MINESOTĖS.



Resoluta 49/184, e 23 dhjetorit 1994, e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, duke proklamuar Dekadėn e OKB-sė pėr Arsimim pėr tė Drejtat e Njeriut, flet pėr procesin e mėsimit tė pėrhershėm dhe gjithėpėrfshirės, ndėrsa Plani Veprues i Dekadės sė OKB-sė pėr Arsimim nė fushė tė tė Drejtave tė Njeriut 1995-2004, jep definicionin e detajuar pėr Arsimimin pėr tė Drejtat e Njeriut dhe elaboron pėrmbajtjen dhe metodikėn e mėsimit (UN Doc. A/51/506, Add. 1 of 12 December 1996).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
KUPTIMI I TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: prespektivat e te rinjėve-
Kėrce tek: