Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 IMPLEMENTIMI I INSTRUMENTEVE UNIVERSALE PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.dock
team
team
Mr.dock


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 93
lokacioni : peja
hobi ose puna juaj : xxx
Registration date : 15/06/2008

IMPLEMENTIMI I INSTRUMENTEVE UNIVERSALE PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT Empty
MesazhTitulli: IMPLEMENTIMI I INSTRUMENTEVE UNIVERSALE PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT   IMPLEMENTIMI I INSTRUMENTEVE UNIVERSALE PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT I_icon_minitimeSat 8 Nov - 0:11

Shtetet kanė detyrim tė respektojnė, mbrojnė dhe pėrmbushin tė drejtat e njeriut. Nė shumė raste, implementimi nėnkupton obligimet qė shteti dhe autoritetet e tij kanė pėr pėrmbushjen e tė drejtave tė pranuara, siē ėshtė respektimi i sė drejtės pėr privatėsi ose lirisė sė shprehjes. Kjo vlen sidomos pėr tė drejtat civile dhe politike, deri sa implementimi pėr tė drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, nėnkupton plotėsimin e tyre pėrmes veprimeve pozitive tė shtetit, me qėllim tė sigurimit tė njė minimumi tė standardeve, siē janė dhurimi ose ofrimi i shėrbimeve tė caktuara si arsimimi ose shendetėsia. Nė kėto raste, merren parasysh edhe kapacitetet e shtetit pėrkatės. Pėr shembull, Neni 13 i ICESCR-sė njeh tė drejtėn e pėrgjithshme pėr arsimim. Sidoqoftė, ky nen saktėson se, vetėm arsimimi fillor duhet tė ofrohet falas. Ndėrsa, arsimi i mesėm dhe i lartė, duhet t’ju mundėsohet dhe ofrohet tė gjithėve, mirėpo shkollimi i tillė falas ofrohet vetėm nė mėnyrė progresive. Pėr disa tė drejta ekonomike, sociale dhe kulturore, varėsisht prej kapaciteteve ekzistuese, aplikohet koncepti mbi plotėsimin gradual tė tyre.

Detyrimi pėr tė mbrojtur, kėrkon nga shteti qė brenda territorit tė tij tė parandalojė dhunėn dhe shkeljet e tjera tė tė drejtave tė njeriut. Prandaj, tė drejtat e njeriut, gjithashtu, kanė “dimensionin horizonatal”, i cili duke ngritur ēėshtjen e pėrgjegjėsisė sociale tė kompanive transnacionale, ėshtė duke fituar rėndėsi nė kėtė kohė tė globalizimit.



Njė tjetėr zhvillim ėshtė ngritja e interesimit pėr parandalimin e shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut, duke marrė masa shtetėrore pėrmes institucioneve kombėtare ose duke pėrfshirė dimensionin e tė drejtave tė njeriut nėpėr misionet paqėruajtėse. Synimi pėr parandalim ėshtė gjithashtu prioritet i qasjes sė sigurisė njerėzore ndaj tė drejtave tė njeriut. Tė Drejtat e Njeriut dhe Siguria Njerėzore.

Para sė gjithash, tė drejtat e njeriut duhet tė implementohn nė nivel kombėtar. Sidoqoftė, mund tė paraqiten pengesa, siē ėshtė mungesa e “qeverisjesė sė mirė”, ose prania e korrupsionit dhe joefektivitetit tė administratės ose gjyqėsisė. Pėr t’u siguruar qė shtetet kanė plotėsuar obligimet qė dalin nga shumica e konventave ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut, ėshtė themeluar monitorimi ndėrkombėtar pėr performansė. Ky monitorim mund tė bėhet nė mėnyra tė ndryshme. Pėr shumė konventa ėshtė themeluar sistemi i raportimit. Nė bazė tė kėtij sistemi, shtetet kanė obligim qė brenda intervaleve tė caktuara kohore tė raportojnė mbi tė drejtat e njeriut. Zakonisht, njė komision i pėrbėrė nga ekspertėt, shqyrton raportet dhe bėn rekomandime pėr pėrforcimin e implementimit. Gjithashtu, komisioni mund tė bėjė “komente tė pėrgjithshme” lidhur me interpretimin e drejtė tė konventės. Nė disa raste, siē ėshtė rasti me Paktin Ndėrkombėtar pėr tė Drejtat Civile dhe Politike (ICCPR), ekziston edhe njė protokol shtesė, i cili autorizon Komitetin pėr tė Drejtat e Njeriut tė pranojė ankesa individuale, nga personat tė cilėt pohojnė se u janė shkelur tė drejtat e njeriut. Sidoqoftė, kjo ėshtė e mundur vetėm pėr personat qė jetojnė nė shtetet qė kanė ratifikuar protokolin shtesė. Disa konventa, gjithashtu pėrmbajnė dispozita pėr ankesa ndėrshtetėrore, mirėpo kjo mundėsi ėshtė pėrdorur rrallė. Procedura gjyqėsore, ekziston vetėm sipas Konventės Evropiane dhe Interamerikane pėr tė Drejtat e Njeriut, nė tė cilat raste Gjykata Evropiane dhe ajo Interamerikane pėr tė Drejtat e Njeriut, kanė mundėsi pėrmes vendimeve tė detyrueshme t’i detyrojnė shtetet. Gjithashtu, do tė themelohet edhe Gjykata Afrikane e tė Drejtave tė Njeriut dhe Popujve pasi qė satuti i saj tė hyjė nė fuqi.



Pėrveē procedurave qė gjenden nė instrumentet e tė drejtave tė njeriut siē janė, konventat, gjithashtu ekzistojnė edhe tė ashtuquajturat “Procedura tė bazuara nė Kartė”, tė cilat janė zhvilluar nė bazė tė Kartės sė Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtat e Njeriut, me qėllim tė shqyrtimit tė shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut nė mbarė botėn. Njėra nga ato bazohet nė Rezolutėn 1235 tė vitit 1967, miratuar nga Kėshilli Ekonomik dhe Social (ECOSOC), e cila lejon Komitetin pėr tė Drejtat e Njeriut nė procedurė publike tė trajtojė shkeljet e rėnda dhe sistematike tė drejatve tė njeriut nė mbarė botėn. Tjetra ėshtė procedura e fshehtė 1503 e ECSOSC-ut e vitit 1970, e cila lejon qė ankesat tė dėrgohen te Komesari i OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut nė Gjenevė, tė cilat mė pas shqyrtohen nga njė grup ekspertėsh tė Nėnkomisionit tė OKB-sė pėr Pėrkrahjen dhe Mbrojtjen e tė Drejtave tė Njeriut. Kjo procedurė parashihet kryesisht pėr shkeljet tė rėnda tė tė drejtave tė njeriut. Nė raste tė tilla, Komiteti pėr tė Drejtat e Njeriut, gjithashtu, mund t’i diskutojė situatat nga njė vend i caktuar.



Gjatė punės sė Komisionit pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Nėnkomisionit tė tij, rėndėsi tė dukshme kanė fituar procedurat speciale, siē janė aktivitetet e raportuesve special dhe pėrfaqėsuesve tė Komisionit pėr tė Drejtat e Njeriut, si dhe tė pėrfaqėsuesve tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm. Ekzistojnė “raportuesit e shteteve” dhe “raportuesit tematik”, siē janė raportuesit special pėr Bosnjėn dhe Hercegovinėn, Republikėn Federale tė Jugosllavisė, Afganistanin, Haitin si dhe raportuesit special pėr torturė ose dhunė ndaj grave. Nė tėrėsi, ekzistojnė pėrafėrsisht rreth 40 institucione tė specializuara, tė cilat mbledhin informata nga fusha e aktiviteteve tė tyre, qoftė nė njė shtet ose nė mbarė botėn. Kėto institucione reflektojnė aktivitetin e shtuar tė Kombeve tė Bashkuara dhe gjithashtu ofrojnė mekanizma monitoruese dhe pėrcjellėse pėr raste siē ėshtė ai i Deklaratės sė Mbrojtėsve tė tė Drejtave tė Njeriut, ose siē ėshtė rasti me disa tė drejta ekonomike dhe sociale, si tė drejtėn pėr arsim, ushqim, strehim adekuat, shėndetėsi, politika tė adaptimit shtetėror dhe borxhe tė jashtme, ku procedurat zbatuese nuk janė tė parapara, ose u mungon efektiviteti. Pėr mė tepėr, gjithashtu, ekzistojnė edhe “ekspertė tė pavarur” tė sė drejtės pėr zhvillim dhe “grupe punuese” pėr zhdukjet e dhunshme dhe tė detyrueshme.



Pėrveē kėsaj, Komesari i OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut, pėr themelimin e misioneve tė Zyrės sė Komesarit tė Lartė, mbėshtetet fuqishėm nė shtetet me gjendje problematike nė fushėn e tė drejtave tė njeriut. Misione tė tilla janė themeluar nė vendet si Afganistan, Bosnjė-Hercegovinė, Kamboxhi, Kolumbi, Guatemalė, Haiti, Kosovė, Mali tė Zi, Serbi, Siera Leone etj. Kėto misione mbledhin informata dhe duke ofruar kėshilla pėrgjatė proceseve tė reformės legjislative, ose duke marrė pjesė nė punėn e bashkėsisė ndėrkombėtare bėjnė promovimin e standardeve tė tė drejtave tė njeriut. Aktivitetet e kėtyre institucioneve tė specializuara kanė dy qėllime, atė promovimit dhe atė mbrojtjes. Kėto aktivite pėrkrahin njė vetėdije mė tė lartė pėr tė drejtat e njeriut dhe pėrfshirjen e tyre nė gjitha aktivitetet, me qėllim qė gjitha vendimet tė mbėshteten fort mbi bazat e tė drejtave tė njeriut. Promovimi i tė drejtave tė njeriut, nė tė vėrtetė nėnkupton njė detyrė shumė tė madhe, e cila nuk mund tė pėrmbushet vetėm nga institucionet dhe trupat ndėrkombėtare. Para sė gjithash, promovimi i tė drejtave tė njeriut nėnkupton vetėdijėsimin, informimin dhe mėsimin e njerėzve pėr tė drejtat e tyre dhe pėr mėnyrėn mė tė mirė tė shfrytėzimit tė tyre. Pėr kėtė arsye, nė kėtė proces mund tė pėrfshihen pjesėmarrės tė ndryshėm, si universitetet, sektori i pėrgjithshėm i arsimimit, por gjithashtu edhe organizatat joqeveritare (OJQ-tė).



Pėr nivelin kombėtar, Kombet e Bashkuara kanė rekomanduar themelimin e “institucioneve kombėtare” pėr promovimin dhe mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut, si ombudspersonin ose komisionet nacionale pėr tė drejtat e njeriut. Pėr kėtė qėllim, Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė ka miratuar njė numėr tė parimeve lidhur me kompetencat, pėrgjegjėsitė, garancionet pėr pavarėsi, pluralizėm dhe metoda tė veprimit pėr kėto institucione (Rezoluta 48/134 e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, e 20 dhjetorit 1993).
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
IMPLEMENTIMI I INSTRUMENTEVE UNIVERSALE PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: prespektivat e te rinjėve-
Kėrce tek: