Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 POLITIKA E BASHKIMIT EVROPIAN PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES
looney tun


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 30
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

POLITIKA E BASHKIMIT EVROPIAN PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT Empty
MesazhTitulli: POLITIKA E BASHKIMIT EVROPIAN PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT   POLITIKA E BASHKIMIT EVROPIAN PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT I_icon_minitimeSat 8 Nov - 0:15

Deri sa Komuniteti Ekonomik Evropian i krijuar mė 1957, fillimisht gjatė viteve tė 1980-ta nuk merrej me ēėshtje politke, siē janė tė drejtat e njeriut, me integrimin politik tė Evropės drejt Bashkimit Evropian, tė drejtat e njeriut dhe demokracia u bėnė koncepte kryesore tė rendit tė pėrgjithshėm juridik evropian. Rolin kryesor e ka luajtur Gjykata Evropiane e Drejtėsisė, e cila ka zhvilluar jurisdiksionin pėr tė drejtat e njeriut, qė rrjedh si nga “traditat e pėrbashkėta kushtetuese tė shteteve anėtare”, ashtu edhe nga traktatet ndėrkombėtare siē ėshtė Konventa Evopiane pėr tė Drejtat e Njeriut, palė tė tė cilave janė gjitha shtetet anėtare tė Bashkimit Evropian. Disa tė drejta tė njeriut sikurse janė, e drejta pėr pronė, liria e bashkimit, besimit ose parimi i barazisė, janė tė njė rėndėsie tė veēantė pėr tė drejtėn e bashkėsisė evropiane. Qė nga vitet e 1980-ta, Bashkimi Evropian, ka zhvilluar njė politikė tė tė drejtave tė njeriut nė raport me shtetet e treta, e cila reflektohet edhe nė tė ashtuquajturat kritere tė Kopenhagės, tė cilat vlejnė pėr njohjen e shteteve tė reja tė Evropės Juglindore. Marrėveshja e Bashkimit Evropian, e vitit 1995 shprehimisht u referohet neneve 6 dhe 7 tė Konventės Evropiane tė vitit 1950, edhe pse deri mė tani Bashkimi Evropian nuk i ėshtė bashkangjitur kėsaj konvente si palė.



Nė vitin 2000, ėshtė mbledhur njė asamble me qėllim tė hartimit tė Kartės sė Bashkimit Evropian pėr tė Drejtat Fundamentale, e cila u miratua nė samitin e Nicės nė vitin 2000. Tash pėr tash kjo kartė ėshtė dokumenti mė modern i tė drejtave tė njeriut nė Evropė, i cili ngjashėm me Deklaratėn Universale pėr tė Drejtat e Njeriut (UDHR) pėrmban si tė drejta civile, politike ashtu edhe tė drejta ekonomike, sociale dhe kulturore. Sikurse edhe UDHR-ja, edhe kjo Kartė nuk ka karakter tė detyrueshėm ligjor. Sidoqoftė, pasi qė Karta pėrmban njė numėr tė tė drejtave tė cilat gjithashtu janė pjesė e traktateve tė ndryshme ndėrkombėtare, palė e tė cilave janė shtetet anėtare tė Bashkimit Evropian, kjo Kartė mund tė kuptohet si njė interpretim dhe sqarim i atyre obligimeve tė detyrueshme. Qė nga viti 1995, UE nė marrėveshjet bilaterale sikurse janė “Marrėveshja pėr Stabilizim dhe Asocijim”, Marrėveshja Kotonau ose Marrėveshja Euromed, pėrfshijnė edhe kaluzolėn pėr tė drejtat e njeriut. Ekzistojnė shpresat qė mė nė fund kushtetuta Evropiane e cila mometalisht ėshtė duke u hartuar nga asambleja, do tė mund t’i japė statusin e obligueshėm Kartės sė Bashkimit Evropian pėr tė Drejtat Fundamentale.



Bshkimi Evropian si pjesė tė Politikės sė Pėrbashkėt pėr Punė tė Jashtme dhe Siguri, ka hartuar njė politikė mbi tė drejtat e njeriut, si pėr marrėdhėniet e brendshme, ashtu edhe pėr ato tė jashtmet. Nė pėrgjithėsi, Raporti Vjetor pėr tė Drejtat e Njeriut, i publikuar nga Kėshilli i Baskimit Evropian reflekton rėndėsinė e kėsaj politike tė Bashkimit Evropian. Kėshilli jep deklarata publike, por gjithashtu ėshtė aktiv tėrthorazi nė rastet e “diplomacisė sė tė drejtave tė njeriut”, ku bashkėrisht me Komisionin Evropian zhvillojnė “dialog pėr tė drejtat e njeriut” me disa shtete si Kinėn dhe Iranin. Parlamenti Evropian, ka marrė iniciativė pėr mbajtjen e ēėshtjes sė tė drejtave tė njeriut lart nė agjendėn e UE dhe gjithashtu harton raporte vjetore pėr tė drejtat e njeriut. Nė bazė tė iniciativės sė saj, Iniciativa Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Demokraci, ka vėnė nė dispozicion pėrkrahje financiare pėr OJQ-tė nga fusha e tė drejtave tė njeriut dhe demokracisė, tė cilat nė emėr tė Komisionit Evropian menaxhohen nga Europe Aid, i cili gjithashtu bėn hartimin e strategjisė politike. Njė theks i veēantė i ėshtė kushtuar luftės kundėr torturės dhe dėnimit me vdekje dhe kampanjės pėr Gjykatėn Penale Ndėrkombėtare.



Qendra Evropiane e Bashkimit Evropian pėr Monitorim tė Racizmit dhe Ksenofobisė (EUMC), ėshtė themeluar nga Bashkimi Evropian mė 1998 nė Vjenė, me qėllim tė trajtimit tė problemeve tė shtuara tė racizmit dhe ksenofobisė nė Evropė, si dhe pėr vėzhgimin e gjendjes dhe pėrkrahjen e aktiviteteve kundėr racizmit dhe ksenofobisė. Nė tė njėjtin vit, nė Traktatin e Komuniteteve Evropiane ėshtė inkorporuar Neni 13, duke i dhėnė fuqi Bashkimit Evropiane tė luftojė diskriminimin e bazuar nė racė, origjinė etnike, besim fetar, moshė, paaftėsi ose orientim seksual. Nė vitin 2000, Kėshilli ka miratuar direktivėn 2000/43/EC, pėr implementimin e parimit pėr trajtim tė barabartė, nė veēanti nė fushėn e punėsimit, qasjen nė arsim, trajnim dhe avantazhe sociale pa dallim tė bazuar nė racė ose origjinė etnike, tė cilat aplikohen si brenda sektorit privat tė UE, ashtu edhe nė sektorin publik. Nė mėnyrė tė ngjashme, Bashkimi Evropian ka interes tė veēantė edhe nė barazinė. Nė pajtim me Nenin 141 tė Traktatit pėr Themelimin e Bashkimi Evropian, shtetet anėtare duhet tė aplikojnė parimin e “pagesės sė njėjtė pėr gratė dhe burrat” dhe tė marrin masa pėr ofrimin e mundėsive tė barabarta. Kjo gjithashtu ka qenė subjekt i rregulloreve tė miratuara nga Kėshilli i Evropės, tė cilat kanė rėndėsi tė veēantė nė marrėdhėniet e punės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
POLITIKA E BASHKIMIT EVROPIAN PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: prespektivat e te rinjėve-
Kėrce tek: