Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 E DOMOSDOSHME TĖ DIHET

Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES
looney tun


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 30
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

E DOMOSDOSHME TĖ DIHET Empty
MesazhTitulli: E DOMOSDOSHME TĖ DIHET   E DOMOSDOSHME TĖ DIHET I_icon_minitimeSat 8 Nov - 0:21

. Njė Botė e Lirė nga Torura

Imagjinoni trupin tuaj tė tėrin me dhimbje, si dhe shpirtin tuaj tė lėnduar e tė atrofizuar nga frika. Se e keni humbur lirinė dhe jeni deprivuar nga dinjiteti njerėzor. Se e ndieni dhimbjen, poshtėrimin dhe pafuqinė – pra, jeni bėrė viktimė e torturės. . .

Format e rėnda tė keqtrajtimit shpesh lidhen dhe ndodhin nė ato shoqėri dhe shtete, ku shkeljet e tė drejtve tė njeriut janė pėrditshmėri. Me gjithė mendimin e gjėrė se tortura ėshtė njė fenomen i shoqėrive tė varfėra dhe “jocivilizuese”, ėshtė mjaft befasues fakti se, tortura praktikohet nė tė 2/3 e vendeve tė botės, pėrfshirė gjithashtu praninė edhe nė shtetet e zhvilluara industriale. Edhe pse trotura dhe format e tjera tė keqtrajtimit, janė tė pranishme nė mbarė botėn, ajo ēka e dallon njė vend prej tjetrit, ėshtė mėnyra dhe shkalla e aplikimit tė saj.



Ndalimi i torturės ėshtė absolut dhe kjo ėshtė theksuar nė shumė marrėveshje ndėrkombėtare dhe regjionale. Kjo i takon atij grupi tė tė drejtave tė njeriut tė cilat konsiderohen si tė patjetėrsueshme, e qė vlejnė nė tė gjitha rrethanat dhe tė cilat nuk lejohet tė derogohen nga shteti pėr ēfarėdo arsye. Tortura dhe keqtrajtimi, sipas tė drejtės zakonore ndėrkombėtare, gjithashtu kosiderohen si tė ndaluara. Sidoqoftė, me gjithė kėtė ndalim, tortura dhe keqtrajtimi praktikohen edhe sot. Tortura dhe trajtimi ēnjerėzor dhe poshtėrues, ndodhin shpesh dhe nė mėnyrė tė vazhdueshme, ato ndoshta janė duke ndodhur edhe gjatė kėtyre momenteve; ato ju ndodhin njerėzve tė deprivuar nga liria, atyre qė u takojnė grupeve tjera etnike, sociale dhe kulturore, tė rinjve apo tė moshuarve, si dhe grave e burrave. Askush nuk ėshtė imun ndaj torturės; gjithkush mund tė bėhet viktimė e saj. Pėr njė kohė tė gjatė, tortura dhe trajtimi ēnjerėzor dhe poshtėrues janė konsideruar vetėm si karakteristikė e kohėve tė luftės dhe skllavėrisė, deri sa kur kanė ndodhur gjatė paqes, nuk janė pėrfillur fare. Nė rast se bėhet njė ekzaminim mė i afėrt i rasteve tė torturės dhe trajtimit ēnjerėzor dhe poshtėrues, bėhet e qartė se format mė rėnda tė keqtrajtimit, nuk i takojnė vetėm tė kaluarės. Pėrgjatė viteve me radhė, deri sa njerėzimi ka pėrparuar dhe ėshtė zhvilluar, metodat brutale tė kohės sė vjetėr dhe tė mesme tė keqtrajtimit, janė zavendėsuar me metoda mė tė sofistikuara, por qė gjithashtu janė mizore. Sidoqoftė, efekti dhe rezultati i tyre nuk ka ndryshuar; tortura dhe format tjera tė keqtrajtimit, vazhdojnė tė jenė kėrcėnim serioz pėr sigurinė njerėzore, sikurse edhe pėr integritetin fizik dhe psikik tė qenieve njerėzore, prandaj janė duke vazhduar kėrkesat pėr pėrpjekje mė tė organizuar me qėllim tė parandalimit tė paraqitjes sė tyre.

Zhvillimet bashkėkohore, sidomos nė fushėn e sė drejtės ndėrkombėtare, sikurse edhe metodat e gjera dhe tė shpejta pėr shpėrdarjen e informatave, kanė tėrhequr vėmendjen nė gjithė botėn dhe kanė ngritur vetėdijen pėr problemin e torturės dhe tė formave tė tjera tė keqtrajtimit serioz. Si zyrat qeveritare, ashtu edhe organizatat joqeveritare kanė filluar tė trajtojnė jo vetėm pasojat e shumė formave tė keqtrajtimit, por edhe shkaqet e tyre tė shfaqjes. Standarde ndėrkombėtare plotėsisht tė qarta pėr mbrojtje dhe parandalim janė pėrcaktuar dhe janė pranuar gjerėsisht. Pėr mė tepėr, njė trup i tėrė i hetimeve, monitorimeve dhe mbikėqyrjes janė zhvilluar me qėllim tė sigurimit tė standardeve tė parandalimit dhe tė drejtės sė patjetėrsueshme tė ndalimit dhe dėnimit tė torturės dhe formave tė tjera tė trajtimit mizor, johuman dhe poshtėrues.



Ndalimi i torturės dhe siguria njerėzore. Kėrcėnimi i torturės dhe keqtrajtimit paraqet njė kėrcėnim tė drejtpėrdrejtė pėr sigurinė e ēdo personi. Kėshtu qė, mbrojtja e jetės njerėzore, sigurimi i integritetit fizik dhe psikologjik pėr qeniet njerėzore ėshtė shndėrruar nė interes qendror tė konceptit tė sigurisė njerėzore. Rruajtja e pacenueshmėrisė sė jetės sė ēdo qenieje njerėzore ėshtė e lidhur ngushtė me ndalimin absolut tė torturės dhe ēdo forme tjetėr tė keqtrajtimit. Realizimi i plotė i tė drejtės pėr jetė dhe integritet personal, si dhe ndalimi absolut i torturės dhe formave tė tjera tė trajtimit mizor, johuman dhe poshtėrues paraqet prioritet tė ēdo kėrkese pėr siguri njerėzore. Pa dyshim, ngritja e vetėdijes njerėzore pėr tė drejtat e njeriut pėrmes arsimit nė tė drejtat e njeriut, sė bashku me strukturėn e pėrmirėsuar ligjore pėr mbrojtje dhe parandalim tė torturės dhe keqtrajtimit, do tė bėhen gurthemelet e pėrmirėsimit tė sigurisė dhe mirėqenies njerėzore. Statuti i Gjykatės Ndėkombėtare Penale, themelimi i sė cilės fuqishėm ėshtė avancuar nga Rrjeti i Sigurisė Ndėrkombėtare, nė mėnyrė eksplicite njeh torurėn si krim kundėr njerėzimit dhe krim tė luftės dhe nė kėtė mėnyrė vė njė theks tė veēantė nė mbrojtjen e jetės dhe sigurisė njerėzore.

>>Njeriu qė torturon njeriun ėshtė aq shpirtlig sa nuk mund tė pėrshkruhet<<

HENRY MILLER
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
E DOMOSDOSHME TĖ DIHET
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: problemet e te rinjeve-
Kėrce tek: