Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 ZHVILLIMI DHE ĒRRĖNJOSJA E VARFĖRISĖ

Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES
looney tun


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 30
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

ZHVILLIMI DHE ĒRRĖNJOSJA E VARFĖRISĖ Empty
MesazhTitulli: ZHVILLIMI DHE ĒRRĖNJOSJA E VARFĖRISĖ   ZHVILLIMI DHE ĒRRĖNJOSJA E VARFĖRISĖ I_icon_minitimeSat 8 Nov - 0:34

QĖLLIMI: deri nė vitin 2015, tė pėrgjysmohet pėrqindja e popullatės botėrore, qė ka tė ardhura mė pak se njė dollar nė ditė dhe tė pėrgjysmohet pėrqindja e popullsisė qė vuan nga uria.



Strategjitė pėr Zhvillim

VARFĖRIA NĖ TĖ ARDHURA

· Sigurimi i pėrkrahjes pėr shtetet dhe iniciativat ekonomike e shoqėrore, tė cilat pėrqendrohen nė uljen e varrėrisė;

· Forcimi i aftėsive pėr tė ofruar shėrbimeve elementare shoqėrore;

· Asistimi nė ndėrtimin e kapaciteteve pėr vlerėsimin, monitorimin dhe planifikimin e varfėrisė.



URIA

· Ndėrmarrja e veprimeve plotėsuese nga ato tė bėra nė Samitin Botėror tė Ushqimit nė vitin 1996, si dhe propozimi i planeve tė reja nė nivel kombėtar dhe ndėrkombėtar pėr realizimin e qėllimeve lidhur me urinė;

· Garantimi i ushqimit, tregtisė bujqėsore dhe politikave tė pėrgjithshme tė afarizmit, pėrmes vendosjes sė njė sistemi afarsit tė drejtė dhe tė barabartė, pėr tė ofruar siguri ushqimore pėr tė gjithė.

· Vazhdimi i pėrqendrimit tė prioritetit ndaj farmerėve tė vegjėl dhe pėrkrahjen e pėrpjekjeve tė tyre pėr pėrmirėsimin e vetėdijes lidhur me mjedisin dhe teknologjitė e thjeshta, e tė lira pėr prodhim.

BURIMI: ROAD MAP TOWARDS THE IMPLEMENTATION OF THE UNITED NATIONS MILLENIUM GOALS. REPORT OF THE SECRETARY-GENERAL, 6 SEPTEMBER 2001.



E DOBISHME TĖ DIHET

Nė bazė tė pėrvojės sė lėvizjeve popullore, punės sė OJQ-ve dhe organizatave tė tjera humanitare, ėshtė krijuar njė koncensus i pėrgjithshėm, se pėr t’iu siguruar tė varfėrve qasja nė benificione dhe zhvillim, ku ėshtė e domosdoshme tė ndėrmerren disa veprime elementare siē janė, reformat tokėsore, pronėsore, kontrollimi i tė mirave dhe resurseve nga tė varfėrit, arsimimi dhe zhdukja e analfabetizmin, si veprime nė fushėn e shėndetėsisė, strehimit dhe ushqyeshmėrisė. Ofrimi i lopėve hibride nė vend tė tokės atyre qė nuk kanė tokė, ose dhėnia e kredive pėr blerjen e tokės, pa trajtuar edhe nevojat e tjera tė infrastrukturės siē ėshtė rasti kur bagėtitė varen nga irrigacioni, si dhe ofrimi i shkollimit plotėsues nė vend tė shkollimit tė plotė pėr fėmijėt e punėtorėve, janė qasje tė cilat nuk kanė funksionuar! Kėto vetėm sa e kanė vazhduar varfėrinė. Problemet kryesore janė, vullneti politik dhe ridistribuimi ose shpėrndarja.



Ērrėnjosja ekfektive e varfėrisė ėshtė treguar e suksesshme atėher kur ėshtė ndėrmarrė nė nivelin e decentralizuar lokal. Ajo ėshtė e suksesshme vetėm atėherė kur tė varfėrit bėhen subjekte pjesėmarrėse dhe jo vetėm objekte tė proceseve zhvillimore, pasi qė nė kėtė mėnyrė bėhet i mundshėm zhvillimi njerėzor i barabartė.



Mėsimet e pėrbashkėta dhe tė veēanta tė nxjerra nga pėrvojat lokale, kombėtare dhe ndėrkombėtare nė fushėn e uljes tė varfėrisė

· Varfėria ėshtė po aq problem social, kulturor dhe politike, sa ėshtė edhe problem ekonomik.

· Aftėsimi politik dhe ekonomik i tė varfėrve, janė mjete pėr ērrėnjosjen e varfėrisė.

· Qasja e atyre qė janė lėnė anash nė informata dhe arsimim pėr tė drejtat e njeriut, u mundėson tė vetėdijėsohen pėr tė drejtat e tyre dhe tė marrin veprime pėr ndryshim e gjendjes sė tyre.

· Sigurimi i punės me pagė tė mjaftueshme pėr jetesė dhe qasja nė resurset prodhuese, janė kyēe pėr uljen e varfėrisė.

· Ulja e varfėrisė do duhej tė shoqėrohet me zvogėlimin e padrejtėsive. Prioritetet duhet fokusuar nė eliminimin e gjitha formave tė diskriminimit kundėr guas, si dhe diskriminimit tė bazuar nė kastė, racė ose etnicitet (kombėsi).

· Sa mė tė mėdha nė shpenzimet nė arsim, shėndetėsi, strehim, ujė, higjienė publike dhe furnizim me ushqime tė mjaftueshme, mė e vogėl do tė jetė varfėria.

· Shteti me ministritė e tij kanė rol tė rėndėsishėm nė uljen e varfėrisė, sidomos nė kohėn e globalizimit.

· Pėrgjegjėsia mė e lartė e institucioneve ndėrkombėtare dhe vendore financiare, nėnkupton sigurimin e drejtė dhe tė barabartė tė zhvillimit ekonomik.

· Shumė shtete nė botė nuk janė nė gjendje tė zhdukin varfėrinė nė mėnyrė imediate. Pėrpjekjet e tyre duhet tė pėrkrahen dhe plotėsohen me ndihmėn dhe bashkėpunimin ndėrkombėtar.

· Falja e borxheve ėshtė e lidhur drejtpėrdrejt me uljen e varfėrisė. Nėse borxhet e falura kanė qenė tė lidhura me investimet nė arsim, shėndetėsi dhe sektorė tė tjerė shoqėror, kjo do tė kontribuojė drejtpėrdrejt pėr uljen e borxheve.

· Lufta dhe konfliktet e shtojnė varfėrinė. Pėrpjekjet pėr ērrėnjosjen e varfėrisė pa sigurimin e kushteve tė paqes dhe sigurisė sė vėrtetė, janė tė gjykuara pėr dėshtim.

1. PRAKTIKA TĖ MIRA

Tė varfėrit janė profitabilė

Banka Grameen ka filluar punėn nė vitin 1976 nė Jorba-Bangladesh, si njė shoqėri e vogėl aksionare fshatare. Deri nė vitin 2002, ajo ka pėrfshirė 2.4 milion huamarrės, prej tė cilėve, 95% janė gra. Me 1175 degė, ajo ofron shėrbime nė 41.000 fshatra, duke pėrfshirė mė shumė se 60% tė gjitha fshatrave tė Bangladeshit.



Grameen Banka tenton, qė kryesisht pėrmes akumulimit tė kapitalit lokal dhe krijimit tė pasurisė, tė bėjė mobilizimin dhe avancimin e tė varfėrve. Qėllimi i saj ėshtė zgjerimi i shėrbimeve bankare pėr tė varfėrit e viseve rurale tė Bangladeshit, eliminimi i eksploatimit nga huadhėnėsit e parave, krijimi i mundėsive tė vetėpunėsimit pėr resurset e pashfrytėzura njerėzore dhe atyre pak tė shfrytėzuara, bashkimin e njerėzve me tė meta nėn ombrellė organizative tė cilėn ata e kuptojnė dhe nė tė cilėn mund tė veprojnė me vetėbesim dhe ku pėrmes pėrkrahjes sė ndėrsjellė veprojnė pėr zhvillimin e tyre shoqėror-ekonomik.



Duke u pėrqendruar nė atė grup tė njerėzve tė cilėt janė kosideruar si rreziku mė i madh pėr kredi, kjo bankė ka vėrtetuar se tė varfėrit janė tė vlefshėm pėr kredi. Kjo bankė trajton barrėn e dyfishtė, si atė tė gjinisė, ashtu edhe varfėrinė me tė cilėn pėrballen femrat. Banka Grameen, ka pasur sukses nė inicimin e ndryshimeve tė rėndėsishme qė kanė tė bėjnė me sistemin e pronėsisė sė mjeteve, produkteve dhe kushtet e prodhimit nė viset rurale. Kėto ndryshime janė tė rėndėsishme jo vetėm pėr lėvizjen e tė varfėrve pėrtej kufirit tė varfėrisė, por gjithashtu pėr atė se nė fshatra pėrkrahja e tillė ka nxitur njė sasi tė lartė tė kreativitetit. Veprime tė ngjashme si Banka Grameen gjithashtu janė ndėrmarrė edhe nė disa shtete tjera.

http://www.grameen-info.org/bank



Iniciativa e Malit 20 -20

Pas mbajtjes sė Samitit Botėror Social nė Kopenhagė mė 1995, Mali miratoi inciativėn e njohur si 20 – 20, e cila nėnkupton se afėr 20% e shpenzimeve tė buxhetit tė pėrgjithshėm dhe 20% e ndihmave ndėrkombėtare pėr njė vend, do tė pėrdoren pėr finansimin e shėrbimeve elementare tė asaj shoqėrie. Gjithashtu, qė nga viti 1995, muaji tetor ėshtė shpallur „Muaj i Solidaritetit dhe Luftės kundėr Pėrjashtimit“.



Punimet Strategjike pėr Uljen e Varfėrisė (PRSP)

Me Iniciativėn e Shteteve tė Varfėra me Borxhe tė Larta (HIPC) mė 1999, ėshtė arritur pajtimi qė t’ju paraqiten Bankės Botėrore dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar tė gjitha strategjitė kombėtare pėr uljen e varfėrisė pėrmes bazave tė huazimit tė koncesioneve dhe lirimit nga borxhet. Kjo qasje reflektohet me zhvillimin e PRSP-ve nga autoritetet shtetėrore. Deri nė janar tė vitit 2003, trembėdhjetė shtete tė Afrikės (nė mesin e tė cilave edhe Mali), katėr shtete tė Amerikės Latine, dy shtete tė Evropės dhe Azisė Qendrore, njė shtet Aziatik dhe njė shtet i Lindjes sė Mesme, i kanė paraqitur Bordeve tė Bankės Botėrore dhe Fondit Monetar Ndėrkombėtar PRSP-tė e tyre.



Tė gjitha PRSP-tė janė pėrgatitur duke i marrė parasysh pesė parimet themelore qė nėnvizojnė zhvillimin dhe implementimin e strategjive pėr uljen e varfėrisė:

· udhėheqja nga shteti – pėrfshirja e pjesėmarrjes sė gjerė tė shoqėrisė civile dhe sektorit privat nė tė gjitha nivelet e operacionalizimit;

· orientimi nė rezultate – pėrqendrimi nė rezultate qė do t’iu sjellė dobi tė varfėrve;

· njohja gjithpėrfshirėse e natyrės multidimensionale tė varfėrisė;

· orientimi nė partneritet – pėrfshirja e pjesėmarrjes sė koordinuar tė partnerėve tė zhvillimit (bilateral, multirateral dhe joqeveritar);

· perspektiva afatgjatė e orientuar nė uljen e varfėrisė.



Grupe tė ndryshme tė shoqėrisė civile kanė kritikuar PRSP-tė pėr ekzistimin e disa tė metave elementare siē ėshtė varėsia e lartė e strukturės sė tyre financiare nga ndihmat e jashtme dhe promovimi i investimeve tė huaja tė drejtpėrdrejta. Pjesėmarrja e tė tė prekurve vendor dhe nė veēanti pjesėmarrja e grupeve tė rrezikuara mbetet njė pikėpyetje, pasi qė shpesh mungojnė mekanizmat institucionale pėr pėrfshirjen e tyre tė vėrtetė nė kėto procese dhe paraqiten pengesa siē janė, mungesa e informatave dhe dokumenteve tė ofruara nė gjuhėt lokale tė cilat ata i kuptojnė. Kėto, si dhe kufizimet e tjera duhen trajtuar edhe mė tutje, dhe pėr njė kohė mė tė gjatė.

BURIMI: HTTP://WWW.WORLDBANK.ORG/POVERTY/STRATEGIES/OVERVIEW.HTM



Uji ynė nuk ėshtė pėr shitje

Kėshilli Kanadez ėshtė njė organizatė e pėrhershme mbikėqyrėse e qytetarėve kanadezė, i cili pėrfshinė mė se 100.000 anėtarė dhe 70 degė lokale nga i gjithė vendi. Ky kėshill, me qėllim tė vėnies sė disa problemeve shtetėrore nė qendėr tė vėmendjes, siē janė: sigurimi i programeve shoqėrore, promovimi i drejtėsisė ekonomike, pėrtėritja e demokracisė, mbrojtja e sovranitetit kanadez, pėrparimi i alternativave tė tregtisė sė lirė nga stili i kompanive dhe ruajtja e mjedisit, duke u bazuar nė karakterin e fortė jopolitik tė cilin e ka, lobon te deputetėt e parlamentit, zhvillon hulumtime dhe organizon fushata kombėtare.



Kėshilli, nė fillim tė vitit 1999 filloi njė fushatė tė suksesshme pėr mbrojtjen e kanadezėve dhe mjedisit tė tyre nga efektet e eksportit tė lartė tė ujit dhe efektet e privaizimit. Kjo fushatė e ka zanafillėn nė besimin se uji paraqet njė burim publik, i cili u takon tė gjithėve dhe tė cilin askush nuk ka tė drejtė ta pėrvetėsojė, ose tė pėrfitojė nga ai. Duke vėrejtur interesat vetjake tė kompanive dhe investitorėve, tė cilit liqenet e pastra, lumenjtė dhe shtresat ujėmbajtėse tė Kanadasė, i shohin si rezervuare tė pasura pėr shfrytėzim, kjo fushatė mobilizoi opininon dhe veprimtarinė publike kundėr privatizimit dhe komercializimit tė kėtij burimi qė nuk ka ēmim.



Nė shkurt tė vitit 2002, gjatė Forumit Social Botėror nė Porto Alegro tė Brazilit, Kėshilli Kanadez sė bashku me njė numėr tė organizatave nga vendet e ndryshme, duke parė rritjen e kundėrshtimit ndaj privatizmit dhe vjedhjes sė ujit nga kompanitė nė mbarė botėn dhe duke dashur tė shndėrrojnė kėtė kundėrshtim nė njė vizion tė ri pėr tė ardhmen e planetit, lansoi Marrėveshjen Globale pėr Ujin. Ky propozim ėshtė prezantuar nė Samitin Botėror pėr Zhvillim tė Qėndrueshėm, nė Afrikėn Jugore, nė gusht tė vitit 2002. Puna e Kėshillit ėshtė zgjeruar edhe nė shėrbimet e tjera bamirėse siē janė, shėndeti, arsimi, si dhe tregtia dhe ēėshtjet e investimit. http://www.canadians.org



Njė e ardhme e qėndrueshme

Shembulli i holandezėve pėr vlerėsimin e shkallės dhe ndikimit tė “gjurmėve tė tyre ekologjike” nė sektorėt kryesorė, pėrfshirė energjetikėn dhe bujqėsinė, si dhe pėrkushtimi i tyre qė brenda periudhės sė caktuar kohore ta ulin ndikimit negativ tė gjurmėve tė tyre, ėshtė njė shembull pozitiv i njė shteti tė industrializuar nė vlerėsimet e dėmit ndaj mjedisit nga ana e qeverisė. Gjithashtu, ky shtet i raporton nė baza tė rregullta Komisionit tė OKB-sė pėr Zhvillim tė Qendrueshėm, lidhur me progresin e bėrė, sė bashku me raportet mbi implementimin e Agjendės 21.



Liria nga Uria

Organizata Para sė gjithash Ushqimi, ėshtė e vendosur nė Kaliforni tė SHBA-ve dhe pėrkushtohet pėr tė eliminuar padrejtėsitė tė cilat shkaktojnė urinė. Ata besojnė sė tė gjithė njerėzit kanė tė drejtėn elementare pėr ta ushqyer veten dhe se ata duhet ta kenė kontrollin e vėrtetė demokratik mbi burimet e domosdoshme pėr ta ushqyer veten dhe familjet e tyre. Organizata, duke bėrė hulumtime dhe analiza, pėrmes arimimit, pėrkrahjes sė rrėzimit tė miteve dhe ekspozimit tė shkaqeve tė vėrteta, pasataj pėrmes identifikimit tė pengesave qė duhen ndryshuar dhe shqyrtimit tė mėnyrave pėr largimin e tyre, si dhe pėrmes vlerėsimit dhe publikimit tė alternativave tė suksesshme, punon pėr vetėdijėsimin e popullit pėr mundėsitė dhe fuqinė e tyre pėr tė bėrė ndryshime. http://www.foodfirst.org



Drejtėsia Ekonomike

Koalicioni pėr Lirinė nga Borxhet (FDC), ėshtė i vendosur nė Filipine dhe punon pėr zhvillimin njerėzor: barazi (duke pėrfshirė barazinė gjinore), pėr tė drejtat ekonomike dhe drejtėsinė; zhvillimin e barabartė dhe tė qėndrueshėm; bėnė presion ndaj qeverive pėr t’i kryer obligimet e tyre, si dhe lufton pėr krijimin e marrėdhėnieve globale ekonomike dhe pėrfituese ndėrmjet kombeve tė ndryshme. FDC-ja, pėrkrah fushatėn botėrore pėr faljen e borxheve shteteve mė tė varfėra nė botė. Koalicioni ka trajtuar edhe njė varg ēėshtjesh tė tjera, pėrfshirė sigurinė ushqimore, shpenzimet publike dhe ndikimin e politikave ekonomike nė mesin e grave. Puna e tyre nė fushėn e avokatisė integron nė vete arsimimin e popullit, informimin e publikut, mobilizimin masiv, hulumtimin dhe analizėn e politikave, ndėrtimin e aleancave si dhe tė rrjeteve provinciale.

http://www.freedomfromdebtcoalition.org



Marrėveshja e Kotonous

Marrėveshja e Partneritetit, e lidhur mes ACP-sė dhe Komunitetit Evropian nė Kotonou (Cotonou) mė 23 qershor 2000, vė interes tė posaēėm mbi sigurinė ushqimore. Neni 54, trajton ekskluzivisht sigurinė ushqimore dhe pranon rolin e rėndėsishėm tė cilin siguria ushqimore e luan pėr garantimin e sigurisė dhe mirėqenies njerėzore. Gjithashtu, kjo marrėveshje shpjegon pėrpunimin e hollėsishėm tė prioriteve pėr zhvillimin e politikave ndihmėse tė BE nė raport me avancimin e sigurisė njerėzore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ZHVILLIMI DHE ĒRRĖNJOSJA E VARFĖRISĖ
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: problemet e te rinjeve-
Kėrce tek: