Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 E DOMOSDOSHME TĖ DIHET --DISKRIMINIMI – NJĖ LUFTĖ E PAFUND DHE E VAZHDUESHME PĖR BARAZI--

Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES
looney tun


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 30
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

E DOMOSDOSHME TĖ DIHET --DISKRIMINIMI – NJĖ LUFTĖ E PAFUND DHE E VAZHDUESHME PĖR BARAZI-- Empty
MesazhTitulli: E DOMOSDOSHME TĖ DIHET --DISKRIMINIMI – NJĖ LUFTĖ E PAFUND DHE E VAZHDUESHME PĖR BARAZI--   E DOMOSDOSHME TĖ DIHET --DISKRIMINIMI – NJĖ LUFTĖ E PAFUND DHE E VAZHDUESHME PĖR BARAZI-- I_icon_minitimeSat 8 Nov - 0:37

Provoni tė mendoni pėr ndonjė person tė cilin ju e njihni dhe i/e cili/a gjatė gjithė jetės sė tij/saj, nuk ka qenė ndonjėherė subjekt i ndonjė forme tė diskriminimit! Do ta shihni se nuk do tė mund tė gjeni asnjė tė tillė!

Parimi sipas tė cilit tė gjitha qeniet njerėzore kanė tė drejta tė barabarta dhe duhet tė trajtohen njėsoj, paraqet bazėn e kuptimit tė tė drejtave tė njeriut dhe rrjedh nga dinjiteti i barabartė njerėzor i ēdo individi. Mirėpo, kjo e drejtė natyrore e barazisė, qoftė nė tė kaluarėn ose tani, asnjėherė nuk u ėshtė ofruar tė gjitha qenieve njerėzore nė mėnyrė tė plotė.

Qė nga fillimi i njerėzimit, diskriminimi, qoftė nė njė formė, qoftė nė tjetrėn ka paraqitur problem. Diskriminim ėshtė bėrė gjithkund ndaj njerėzve autoktonė dhe ndaj minoriteteve, duke filluar nga pyjet e Ekuadorit, deri tek ishujt e Japonisė, nė rezervate tė Dakotės Jugore, pastaj kundėr hebrenjve, kundėr aborigjinėve tė Australisė dhe romėve tė Evropės. Kjo ndodh nė Amerikė Veriore dhe nė Evropė, e gjithashtu edhe nė fise tė ndryshme tė Afrikės, u ndodh punėtorėve migrantė, refugjatėve si dhe azilkėrkuesėve. Diskriminimi ndodh ndaj fėmijėve, femrave tė cilat trajtohen si qenie njerėzore mė pak tė vlefshme, njerėzve tė infektuar me HIV/AIDS, kundėr atyre qė kanė tė meta fizike dhe psikike, si dhe kundėr atyre me orientime tė tjera seksuale. Kjo shfaqet madje edhe nė fjalorin tonė tė pėrditshėm, pėrmes sė cilit ndonjėherė, me qėllim ose pa qėllim e veēojmė veten nga tė tjerėt. Diskriminimi shfaqet nė aq shumė forma, sa qė mund tė supozojmė se secili nė njėfarė forme dhe sasie ka qenė i prekur nga diskriminimi. Prandaj, vetėdijėsimi pėr kėtė ēėshtje ėshtė esencial pėr ta pėrballuar atė nė mėnyrė efektive.



Ky modul pėrqendrohet nė disa nga format mė serioze dhe mė shkatėrruese tė diskriminimimt tė bazuar nė racė, ngjyrė, origjinė kombėtare, racizėm, diskriminim racor dhe sjellje tė ngjashme, si ksenofobia dhe jotoleranca.



Marrė historikisht, ndryshimet biologjike qysh nga kohėt e hershme janė pėrdorur pėr ta justifikuar ekzistimin e racave “superiore” dhe “inferiore” dhe me kėtė qeniet njerėzore klasifikoheshin varėsisht nga raca. Pėr shembull, teoritė e Ēarls Darvinit (Charls Darwin) pėr evoluimin dhe mbijetesėn e mė tė aftėve, janė pėrdorur pėr tė justifikuar “shkencėrisht” ekzistimin e superioritetit racor. Forma tė ndryshme tė diskriminimit dhe racizmit janė manifesuar edhe nė sistemin e kastave nė Indi, nė Greqinė antike dhe te konceptet e superioritetit kulturor kinez. Mė vonė, kjo parahistori e racizmit u dominua nga persekutimi i hebrenjve nė mbarė botėn. Sundimi kolonial i Spanjės gjatė shekujve XVI dhe XVII, paraqiti nė “Botėn e Re” (Kontinentin e Amerikės Jugore), shoqėrinė moderne racore tė kastave, ku pastėria e gjakut u bė parim kryesor. Viktima tė kėtij sisemi kanė qenė indianėt dhe skllevėrit e deportuar nga Afrika. Fuqitė koloniale aprovuan kėto struktura dhe e krijuan si bazė pėr shoqėritė e tyre tė kolonizuara. Nė “botėn e re”, si kontrast nga raca e bardhė e pronarit, shprehja “zezak” ka qenė sinonim pėr skllevėrit e njė race “inferiore”. Nė fund tė shekullit XVIII dhe nė fillim tė shekullit XIX, ideologjia raciste u kultivua nė njė dimension tjetėr. Pas Luftės Civile nė Amerikė, nėpėr shtetet e Konfederatės kishte trazira racore dhe tė zinjtė terrorizoheshin nga Ku Kux Klan-i. Gjatė shekullit XIX, edhe kolonizatorėt evropian shfrytėzuan kėtė ideologji dhe akceptimin e gjerė tė socializmit Darvinist pėr ta shtrirė dhe mbajtur dominimin e tyre nė kontinentin Afrikan. Gjatė shekullit XX, u panė shumė forma ekstreme tė racizmit: urrejtja racore e regjimit nazist nė Evropė, diskriminimi racor i institucionalizuar nė sistemin e aparteidit nė Afrikė Jugore ose gjenocidet e motivuara nė baza kombėtare dhe racore nė ish-Jugosllavi dhe nė Ruandė.



Sot, si rezultat i kėtyre pėrvojave historike, ndalimi i diskriminimit ėshtė paraparė me shumė konventa ndėrkombėtare dhe legjislacione kombėtare. Megjithatė, diskriminimi i bazuar nė racė, ngjyrė, kombėsi si dhe nė besim fetar, gjini ose orientim seksual etj, paraqet ndėr shkeljet mė tė shpeshta tė tė drejtave tė njeriut nė mbarė botėn. @ Moduli pėr tė Drejtat e Grave dhe Moduli pėr Liritė Fetare.



Diskriminimi dhe Siguria Njerėzore

Njė ndėr qėllimet kryesore tė sigurisė njerėzore ėshtė ofrimi i kushteve tė gjithė njerėzve pėr shfrytėzimin dhe zgjerimin e mundėsive, zgjidhjeve dhe aftėsive tė tyre, duke qenė tė lirė nga pasiguria. Diskriminimi i bazuar nė ēfarėdo baze, pengon njerėzit qė nė mėnyrė tė barabartė tė ushtrojnė tė drejtat dhe zgjidhjet e tyre dhe kjo rezulton jo vetėm nė pasiguri ekonomike dhe shoqėrore, por gjithashtu prek edhe vetėrespektin dhe vetėvendosjen e personit tė diskriminuar. Gjithashtu, diskriminimi racor dhe shkelja e tė drejtave tė anėtarėve tė grupeve tė nėnshtruara, minoriteteve dhe punėtorėve migrantė, duhet tė shikohen si shkaqe tė konflikteve serioze dhe si rrezik tė paqes dhe stabilitetit botėror. Njohja e dinjitetit tė lindur dhe e tė drejtave tė barabarta, ashtu siē ėshtė deklaruar nė Premabulėn e Deklaratės Universale pėr tė Drejtat e Njeriut, tė gjithė pjesėtarėve tė familjes njerėzore, paraqet shtyllėn pėr liri, drejtėsi dhe paqe nė botė. Prandaj, tejkalimi de facto i pabarazive tė bazuara nė racė, gjini, identitet kombėtar, religjion, gjuhė dhe kushte tė tjera sociale, duhet tė jenė prioritete tė larta nė agjendėn e sigurisė njerėzore.





DEFINICIONI DHE PĖRSHKRIMI I ĒĖSHTJES

Pėr fillim, ėshtė shumė e rėndėsishme qė dy aspektet krysore tė temės nė fjalė tė trajtohen dhe tė kuptohen ndaras:



Qėndrimi ose Veprimi:

Ekziston njė dallim i rėndėsishėm mes besimit dhe mendimit personal nė njėrėn anė dhe manifestimit faktik ose veprimeve, tė cilat janė tė motivuara nga ato qėndrime, nė anėn tjetėr. Kuptimi i tė parės pėrfshin vetėm sferėn private tė secilit individ, kurse i fundit pėrfshin veprimet, qė prekin dhe ndikojnė edhe tė tjerėt. Pėrderisa kėto qėndrime dhe opinione nuk manifestohen, ato nuk e lėndojnė askė, kėshtu qė rrallėherė sanksionohen. Sidoqoftė, nė praktikė qėndrimet dhe besimet raciste dhe ksenofobike shpesh rezultojnė nė veprime tė cilat ndikojnė negativisht te tė tjerėt dhe kėto veprime mund tė jenė: fyerjet, abuzimet verbale, poshtėrimet, madje edhe agresionet fizike. Kėto veprime mund tė karakterizohen si diskriminime, tė cilat nėn disa kushte tė caktuara janė tė sanksionuara me ligj.



Kryesit e Diskriminimit – shteti ose individėt:

Fusha tjetėr e rėndėsishme qė do trajtuar ėshtė ajo qė ka tė bėjė me kryein ose shkaktuesin. Tradicionalisht, sistemi ndėrkombėtar pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe mekanizmat e ngjashme ligjore, dominohen nga ideja e sigurimit tė individėve nga ndėrhyrja e shtetit. Prandaj, kryesit kryesorė tė diskriminimit (atij pozitiv dhe negativ) gjithmonė kanė qenė shtetet, deri sa diskriminimi ndėrmjet individėve ka mbetur pak a shumė i parregulluar. Si rezultat i zhvillimeve tė reja nė luftėn ndėrkombėtare kundėr racizmit dhe diskriminimit, ky perceptim ka ndryshuar kohėt e fundit, duke rezultuar nė njė kuptim mė tė plotė tė diskriminimit, marrė parasysh qė shumė incidente diskriminuese shkaktohen mu nga personat privatė, pra nga kryesit joshtetėror.



Ų SHEMBULL: Qėndrimi i pėrhapur te qiradhėnėsit pėr shfaqjen e mungesės sė vullnetit pėr lėshimit e apartamenteve tė tyre migrantėve, refugjatėve ose personave me lėkurė tė zezė. Rregullorja pėr antidiskriminim ėshtė pėrfshirė edhe nė sektorin privat, por megjithatė ende krijon shumė kundėrthėnie, duke lėnė shpesh atė si njė zonė tė zbehtė ligjore, e cila nuk ka rregulla tė qarta.

Diskriminimi

Definicioni: Nė pėrgjithėsi, diskriminim konsiderohet ēdo formė e dallimit, pėrjashtimit, kufizimit ose ndonjė preferimi, me qėllim tė mohimit ose refuzimit tė tė drejtave tė barabarta dhe mbrojtjes, si dhe paraqet mohim tė parimit tė barazisė dhe fyerje ndaj dinjitetit njerėzor. Varėsisht nga arsyeja pėr trajtim tė tillė, ne mund tė flasim pėr “diskriminim nė baza racore, kombėtare, ngjyre, gjinie, religjioni, orientimi seksual, etj”. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė dihet se nuk mund tė konsiderohet ēfarėdo dallimi menjėherė edhe si diskriminim nė kuptimin e abuzimit tė tė drejtave tė njeriut. Pėrderisa ky dallim ėshtė i bazuar nė kritere tė arsyeshme dhe objektive, ai mund tė justifikohet.



Ų SHEMBULL: Pothuajse nė tė gjitha shtetet, punėsimi nė ushtri, polici, ose tek autoritetet e tjera publike ėshtė i kufizuar vetėm pėr shtetasit.



Problemi ėshtė se si tė definohen “kriteret e arsyeshme”. Ēka do tė thotė kjo nė tė vėrtetė dhe a ėshtė e mundur qė kėto kritere tė jenė tė njėjtat pėr shoqėri tė ndryshme? Pasi qė barazia ligjore nuk nėnkupton gjithmonė edhe barazinė faktike, kėto paqartėsi mund ta qartėsojnė pse parimi i barazisė ėshtė njė nga parimet mė kontraverse tė tė drejtave tė njeriut.



Tri elementet e diskriminimit: Nė pėrgjithėsi mund tė indetifikohen tri elemente qė janė tė pėrbashkėta pėr tė gjitha format e diskriminimit:

veprimet tė cilat kualifikohen si diskriminuese, si dallimi, pėrjashtimi, kufizimi dhe preferimi.
shkaqet e diskriminimit, pra karakteristikat personale si raca, ngjyra, prejardhja, origjina kombėtare/etnike, gjinia, mosha, integriteti fizik etj.
qėllimet dhe/ose pasojat e diskriminimit, tė cilat kanė pėr qėllim, parandalimin e viktimave tė ushtorojnė dhe/ose t’i gėzojnė tė drejtat dhe liritė e tyre fundamentale. Mė pastaj, duhet bėrė njė dallim ndėrmjet diskriminimit tė drejtpėrdrejtė, (duke pėrshkruar qėllimin), ku kryesi dėshiron tė diskriminojė personin ose grupin dhe diskriminimit tė tėrthortė (ose tė lidhur me pasojat), ku, qartazi, njė dispozitė neutrale ose ndonjė masė de facto, favorizon njė person ose njė grup nė krahasim me tė tjerėt.
Ų SHEMBULL pėr diskriminim tė tėrthortė: Dyqanet zejtare tė cilat nuk punėsojnė njerėz me fustane tė gjata ose kokė tė mbuluar – kėto dispozita neutrale, nė praktikė nė mėnyrė disproporcionale mund tė dėmtojnė anėtarėt e njė grupi tė caktuar.



Karakteristika e tjera tė rėndėsishme tė diskriminimit: Zakonisht grupi dominant, diskriminon grupin mė pak tė fuqishėm dhe numerikisht mė tė vogėl. Dominimi mund tė paraqitet ose nė kuptimin e numrave (pra shumica kundėr pakicės), ose nė kuptimin e forcės (pra “klasa e lartė” kundėr “klasės sė ulėt”). Pėrmes dominimit, njėri grup e trajton grupin tjetėr si mė pak tė rėndėsishėm dhe shpesh atij grupi ia mohon tė drejtat e tyre themelore. Sipas Beti A. Rerdon (Betty A. Reardon) nga Universiteti i Kolumbisė (Columbia University), kjo do tė thotė se “pėr ata qė diskriminohen, diskriminimi paraqet mohimin e dinjitetit njerėzor dhe tė drejtave tė barabarta”.



Njė tjetėr aspekt interesant ėshtė diskriminimi pozitiv, ose ashtu siē njihet “veprimi pozitiv” (“affirmative action”), shprehje e cila vjen nga SHBA-tė. Kjo nėnkupton masat e veēanta dhe tė pėrkohshme tė qeverisė, tė cilat synojnė arritjen de facto tė barazisė dhe tejkalimin e formave insititucionale tė diskriminimit. Diskriminimi institucional u referohet ligjeve, politikave dhe zakoneve, tė cilat sistematikisht rezultojnė nė pabarazi dhe diskriminim nė shoqėri, organizatė ose institucion. Masat e veprimeve pozitive, kanė qenė gjithmonė kontraverse, pasi qė nė momentin e caktuar ato gjithashtu nėnkuptojnė favorizim tė njė grupi ndaj tjetrit dhe me qėllim tė kompensimit tė pabarazive tė mėhershme, nė kohėn kur ato ndėrmerren ndaj grupit tė destinuar – p.sh. grave ose minoriteteve kombėtare u jepen mundėsi tė barabarta pėr gėzimin e plotė tė lirive tė tyre fundamentale, posaēėrsht atyre nga fusha e arsimit, punėsimit dhe biznesit.

Keni parasysh se, pasi qė ky lloj “diskriminimi” ndodh vetėm pėr njė periudhė tė caktuar kohore, ky lloj trajtimi preferues nuk duhet tė konsiderohet si diskriminim, por duhet tė shihet si masė e luftimit tė diskriminimit.

Ēka mendoni pėr kėto masa?

* A do tė thotė se ndalimi i diskriminimit nėnkupton vetėm trajtim tė barabartė?

* Ēka mendoni pėr nocionin e mundėsive tė barabarta, qė me qėllim tė kompensimit tė trajtimit tė pabarabartė nga e kaluara, ndoshta do tė nėnkuptonte trajtim tė njerėzve tė barabartė nė mėnyrė jo tė barabartė, nė situata tė barabarta,?

* Ēfarė forme e veprimit do tė ishte e justifikueshme – ndalimi apo favorizimi?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
E DOMOSDOSHME TĖ DIHET --DISKRIMINIMI – NJĖ LUFTĖ E PAFUND DHE E VAZHDUESHME PĖR BARAZI--
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: problemet e te rinjeve-
Kėrce tek: