Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 hidherimi dhe zija tek femijet 2

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Mr.dock
team
team
Mr.dock


Male
Numri i postimeve : 87
Age : 93
lokacioni : peja
hobi ose puna juaj : xxx
Registration date : 15/06/2008

hidherimi dhe zija tek femijet 2 Empty
MesazhTitulli: hidherimi dhe zija tek femijet 2   hidherimi dhe zija tek femijet 2 I_icon_minitimeWed 27 Aug - 22:19

Individualiteti i fėmijės dhe pėrvojat e mėparshme
Kėta faktorė ndikojnė mjaft nė proēesin e zisė. Disa fėmijė e pėrballojnė realitetin mė lehtė dhe janė mė pak tė ndjeshėm. Niveli i pjekurisė emocionale, humbjet e mėparshme dhe historia e ndarjeve tė mėparshme nga tė rriturit mund tė ndikojnė nė mėnyrė tė konsiderueshme nė proēesin e zisė. Ai do tė zbutet, nė rast se i rrituri kupton dhe pranon hidhėrimin e fėmijės.



Kėshilla pėr prindėrit
Nė mėnyrė qė prindi tė plotėsojė nevojat e fėmijės, ėshtė e nevojshme t’u mėsohet atyre pėr reagimet e fėmijėvė ndaj humbjes, tė pėrgatiten pėr pyetje dhe tė kėshillohen si tė kujdesen pėr fėmijėn nė njė rrethanė tė tillė. Ndihma mė e madhe qė ata mund t’u japin fėmijėve tė tyre, ėshtė kujdesi i mjaftueshėm pėr vete, nė mėnyrė qė pranimi i asaj qė ndodhi, nuk do tė pengojė zinė e fėmijės.



Si t’i thuhet fėmijės pėr vdekjen
Kėshillohet qė kjo tė bėhet nga njėri prej prindėrve tė dikujt, qė ėshtė i afėrt me fėmijėn. Koha duhet tė zgjidhet me kujdes dhe fėmijės duhet t’i jepet mundėsia tė pėrgatitet psikologjikisht. Tė rriturit duhet tė ulen dhe ta marrin fėmijėn nė prehėr e t’i thonė: “dua tė tė pėrgatis pėr njė lajm tė keq. Ka ndodhur njė aksident dhe babai ėshtė plagosur. Na thanė se ai ka vdekur mėnjėherė”. Mesazhi duhet tė bazohet nė fakte tė njohura dhe tė sakta. Reagimet e fėmijės mund tė jenė tė ndryshme dhe tė rriturit duhet tė jenė tė pėrgatitur pėr kėtė. Fėmijės duhet t’i thuhet tė qajė, nė qoftė se do dhe t’i jepet njė ngushėllim fizik si p.sh. duke e shtrėnguar.



Tė lejohet fėmija tė marrė pjesė nė ritet
Ndonėse opinionet profesionale ndryshojnė, pėrgjithėsisht, kėshillohet qė fėmija tė marrė pjesė nė ritet. Ato ndihmojnė nė pranimin e realitetit tė vdekjes, ulin imagjinatėn, pėrforcojnė proēesin e hidhėrimit dhe na japin mundėsi tė shprehim nė mėnyrė simbolike hidhėrimin tonė dhe tė ndėrtojmė rrethanat ‘kaotike’. Tė rriturit duan t’i mbrojnė fėmijėt dhe shpesh i pėrjashtojnė nga ritet. Por fėmijėt, ashtu sikundėr tė rriturit, kanė nevojė tė merren konkretisht me proēesin e zisė dhe jo tė mohojnė realitetin. Mėgjithatė, fėmijėt duhet tė pėrgatiten mirė, t’u shpjegohet gradualisht dhe me hollėsi ēfarė do tė ndodhė dhe tė jenė tė shoqėruar nga njė i rritur ( jo nga prindi nė zi), mė pas tė jėnė nė gjėndje tė pėrpunojnė pėrshtypjet. Kėshillohet tė inkurajohen shprehje konkrete tė hidherimit tė lejohen fėmijėt tė sjellin lule, njė letėr, lodėr ose vizatim arkivoli. Fėmijėt mund tė pyeten pėr fjalėt e fundit qė duan t’i drejtojnė njeriut tė vdekur. ‘Ēfarė do tė thuash ti, meqenėse e di qė kjo ėshtė dita e fundit qė takoheni’? Kėshillohet qė pas funeralit tė flitet pėr pėrshtypjet. Nė rast se fėmija nuk dėshiron tė jėtė i pranishėm, ai nuk duhet detyruar. Kėshillohet qė kufoma e njėriut tė vdekur ( nė rast se ai nuk ėshtė plagosur ose nuk ėshtė dėmtuar rėndė) tė shihet. Eshtė mė lehtė tė pėrballohet njė tablo konkrete, sesa njė tablo e pėrfytyruar. Nė rast se kufoma digjet, fėmijės duhet t’i shpjegohet se tani trupi nuk ndien gjė dhe do tė kthehet nė hi. Ka studime qė trėgojnė se fėmijėt qė nuk janė ndihmuar dhe nuk janė pėrgatitur pėr funeralin, kanė pasur vėshtirėsi nė sjellje pėr njė periudhe kohe mbas vdekjes sė njeriut tė dashur.





Si tė kujdesemi pėr nevojat e fėmijės
Komunikimi i hapur dhe i drejtpėrdrejtė sipas moshės sė fėmijės dhe mirėkuptimi janė faktorė nė kujdesin pėr nevojat e fėmijės. Fėmijėt, zakonisht, e kuptojnė shumicėn e gjėrave pa ua thėnė. Ka rėndėsi tė rivendoset ritmi i zakonshėm i jetės sė fėmijės pas vdekjes. Fėmijės duhet t’i thuhet se do tė jėtė gjithmonė dikush qė do tė kujdeset pėr tė. Fėmija duhet tė marrė pjesė nė paketimin e sendeve tė tė vdekurit. Kjo ėshtė e dhimbshme, por ėshtė pjesė e natyrshme e proēesit te zisė. Nganjėherė prindi, qė mbetet gjallė fsheh ndjenjat dhe bėhet kėshtu njė shėmbull i keq pėr fėmijėn. Duke pranuar emocionet tona, ne rritim aftėsinė pėr tė pėrballuar humbjen nė tė ardhmėn. Duke bėrė pyeje fėmija tregon se gradualisht ai kupton se c’domethėnė vdekje. Mėgjithėse tė rriturit mund ta quajnė tė vėshtirė, ky proēes parandalon ngarkesėn e imagjinatės sė fėmijės, qė mund tė ēojė nė njė shqetėsim. Nuk duhet ngulur kėmbė qė fėmija tė flasė pėr tė vdekurin. Pėrkundrazi, fėmija duhet tė kėtė mė shumė mundėsi pėr t’i shprehur ndjėnjat nė mėnyra tė tjera, si: duke vizatuar ose duke luajtur. Biseda e hapur ndėrmjet anėtarėvė tė familjes ėshtė mėnyra mė e mirė, pėr tė shprehur kėto emocione. Sjelljet e tėrhėqura dhe pa komunikim, nga ana e fėmijės, mund tė pakėsohen, duke inkurajuar fėmijėn tė vazhdojė veprimtarinė e zakonshme ditore. Fėmija duhet tė shkojė nė shkollė sa mė shpejt tė jėtė e mundur. Eshtė e rėndėsishme qė mėsuesit tė njoftohen pėr humbjen e njė prindi, nė mėnyrė qė ata tė reagojnė si duhet. Fėmija nuk duhet tė largohet nga prindi qė mbetet. Do tė ishte shumė mė e dobishme, madje qė gjyshja ose njė teze tė shkonte nė shtėpinė e fėmijės se sa ta merrte atė me vete. Nganjėherė ėshtė mirė tė lihet drita ndezur natėn dhe dera e dhomės sė fėmijės e hapur, ose, nė rast se fėmija ėshtė I vogėl, tė lejohet edhe ai tė flerė nė shtratin e prindit pėr njė kohė tė shkurtėr, deri sa t’i largohet frika fėmijės, vetmia dhe trishtimi. Sidoqoftė, qėllimi kryesor duhet tė jetė qė fėmija tė kthehet sa mė parė nė jetėn normale. Fėmijėve duhet t’u mėsohet se nuk ėshtė e nevojshme qė ata tė sillen si tė rriturit. Ata mund tė sillen si tė dėshirojnė dhe nuk ėshtė e nevojshmė tė jenė tė trishtuar gjithė kohėn. Mbasi ka pėrjetuar vdekjen, fėmija kalon katėr faza tė hidherimit:





1. Pranimi i realitetit tė humbjes
Fėmija duhet tė pranojė se njeriu i dashur ka vdekur dhe nuk do tė kthehet mė. Po tė mos bėhet kjo dhe po tė mos pranohet realiteti i vdekjes, atėherė nderhyhet nė proēesin e shėrimit tė dhimbjes. Prindėrit qė humbin njė fėmijė, shpesh nuk ndryshojnė asgjė nė dhomėn e fėmijės dhe pretendojnė se fėmija ėshtė endė i gjallė. Kjo ėshtė e pranueshme pėr njė kohė tė shkurtėr, por, nė rast se kjo zgjat pėr shumė vjet, ajo kthehet nė mohim. Pėrkundrazi, ka njė mungesė tė pranimit tė kuptimit tė humbjes (“Sidoqoftė ai ishte njė baba i keq”). Ka njė dėshirė tė fortė edhe te tė rriturit se, nė njė farė mėnyre, ata do tė bashkohen me njeriun e vdekur. Nė shumicėn e njerėzve kjo fazė nuk zgjat shumė. Mėgjithatė, nė rast sė zgjat me disa persona pėr shumė vjet, njeriu nuk ėshtė nė gjėndje tė kalojė fazėn tjetėr tė proēesit tė hidherimit dhe emocionalisht mbetet i hutuar.





2. Ndjenja e dhimbjes dhe e hidherimit
Nė rast se shprehja e hidherimit nuk lejohet ose ndrydhet, proēesi i zisė zgjatet dhe veshtirėsohet. Pas kėshillės sė shokut, “Ti nuk ke pse tė mbash zi nė kėtė mėnyrė”, mund tė fillojė mohimi i humbjes. Duke sjellė vazhdimisht nė mėndje kujtime tė kėndshme dhe tė ngrohta pėr njeriun e vdekur, kjo e ul pėrkohėsisht dhimbjen, por ata qė vazhdimisht shmangin ndjenjėn e ēdo lloj dhimbjeje, mė nė fund mund tė pėrjetojnė depresionin (Bowlby, 1980). Njerėzit mund tė ndihmohen duke i kėshilluar dhe duke i mbėshtetur qė tė mos e shmangin ndjenjėn e dhimbjes dhe tė keqardhjes pėr gjithė jetėn.



3. Pėrshtatja nė jetė, pa njeriun qė mungon
Kjo fazė nėnkupton gjėra tė ndryshme pėr njerėz tė ndryshėm, nė varėsi tė marrėdhenieve qė ka pasur njėriu me tė vdekurin. Tė vejave zakonisht u duhet tė mėsohen (normalisht kjo kohė zgjat 3 muaj), si tė jetojnė pa burrin e tyre, tė jetojnė vetėm, tė kujdesen pėr fėmijėt e tyre, tė zgjidhin problėmet ekonomike etj. Ato kuptojnė sė ēfarė pėrbėnte njėriu i vdekur pėr to, vetėm atėhėre kur ai nuk ėshtė mė. Mekanizmi i rivlerėsimit tė humbjes shpesh ka efekt pozitiv sepse njėriu qė ka pėsuar humbjen fillon tė jetojė jetėn mė pozitivisht dhe ta vlerėsojė atė mė shumė. Shmangia nga kjo fazė mund tė ketė, si pasojė, ndjenjat e pafuqisė dhe tė paaftėsisė pėr tė zotėruar aftėsi tė reja.



4. Zgjidhja
Faza e fundit e proēesit tė zisė ėshtė zbutja e ndjenjave dhe kalimi i energjivė emocionale tek njerėz tė tjerė dhe tek bashkėsia. Ndonjėher ky riorientim i energjive tė tyre emocionale, konsiderohet si , tradheti ndaj personit qė ka vdekur. Por ky ėshtė vetėm njė shfajėsim, pėr tė shmangur krijimin e marredhenieve tė reja dhe pėr tė ecur pėrpara ne jetėn e tyre. Arritja e kėsaj faze ėshtė e veshtirė pėr shumicėn e njerėzve.



Kur duhet kėrkuar ndihma profesionale
Duhet kėrkuar nė ato raste kur fėmija ka qenė dėshmitar nė vrasjen ose nė turturimin ė njeriut tė dashur dhe nė rast se fėmija ndjehet fajtor pėr tė vdekurin (kujdesi pėr motrėn ose gjyshen , kur njeriu ka vdekur). Nė kėtė rast fėmija mund tė pėrjetojė njė hidherim shumė tė madh, ndryshime nė personalitet dhe njė ndjenjė tė madhe faji. Nė punėn me fėmijėt e pikėlluar duhet bėrė dallim midis pasojave tė traumės dhe atyre tė humbjes. Sė pari duhet trajtuar aspekti traumatik i humbjes, pėrpara se tė merremi me proēesin e pikėllimit. Shumė fėmijė kanė vėshtirėsi nė proēesin e pikėllimit (zisė) tė cilat janė tė lidhura mė frikėn rreth vdekjes dhe rrethanat qė e shkaktuan atė. Pra gjithsesi fillimisht duhen trajtuar aspektet traumatike, para se tė merremi mė vetė hidherimin. Ndihma profesionale mund tė konsistojė si me zgjidhjen e frikės ndaj vdekjes ashtu edhe me proēesin e pikėllimit. Ndihma profesionale nevojitet edhe atėherė kur fėmija ndjehet shumė i trishtuar, mė depresion, i tėrhequr, i painteresuar pėr mjedisin dhe pėr shkollėn, jashtėzakonisht i hidheruar, tepėr agresiv etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
hidherimi dhe zija tek femijet 2
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» hidherimi dhe zija tek femijet

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Shėndetsi :: psikologji-
Kėrce tek: