Rezoluta 49/184 e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, e 23 dhjetorit 1994, duke shpallur Dekadėn e OKB-sė pėr HRE (Arsimim pėr tė Drejtat e Njeriut ) thekson: shkollimi mbi tė drejtat e njeriut duhet tė pėrfshijė mė tepėr se vetėm pjesėn informative dhe duhet tė jetė proces i pėrhershėm dhe gjithėpėrfshirės nė tė cilin njerėzit e tė gjitha niveleve tė zhvillimit dhe shtresave tė shoqėrisė mėsojnė pėr respektin ndaj dinjitetit tė tė tjerėve, si dhe pėr mjetet dhe metodat e sigurimit tė atij respekti nė tė gjitha shoqėritė.
Plani Veprues i Dekadės sė Kombeve tė Bashkuara pėr Arsimim mbi tė Drejtat e Njeriut (1995-2004), thekson: . . . shkollimi pėr tė drejtat e njeriut duhet definuar si trajnim, shpėrndarje dhe pėrpjekje pėr informim, pėrmes transmetimit tė diturisė dhe aftėsive, me qėllim tė ndėrtimit tė kulturės universale pėr tė drejtat e njeriut, si dhe krijimit tė sjelljeve nė drejtim tė:
(a) Forcimit tė respektimit pėr tė drejtat dhe liritė fundamentale tė njeriut;
(b) Zhvillimit tė plotė tė personalitetit tė njeriut dhe kuptimit tė dinjitetit tė tij;
(c) Proklamimit tė kuptimit, tolerancės, barazisė gjinore, miqėsisė mes gjitha kombeve, popujve vendės dhe grupeve racore, kombėtare, etnike, fetare dhe gjuhėsore;
Nė deklaratėn e Dekadės sė OKB-sė pėr Arsimim pėr tė Drejtat e Njeriut (1995-2004), tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara, thuhet se duhet kėrkuar: edhe kuptimet mė tė gjera tė tė gjitha normave, koncepteve dhe vlerave tė mbrojtura nga Deklarata Universale pėr tė Drejtat e Njeriut. Shtytėsi kryesor pas kėsaj iniciative ka qenė Shulamith Konig (Shulamith Koenig), themeluesja e Dekadės Popullore pėr Arsimim pėr tė Drejtat e Njeriut (PDHRE), e cila ka pėr qėllim hiē mė pak sesa vizionin afatgjatė pėr mundėsinė qė ēdo individ i planetit tonė tė ketė qasje nė tė drejtat e njeriut, qė njerėzit ti dijnė dhe ti kėrkojnė ato. Prandaj, qėllimi i arsimimit pėr tė drejtat e njeriut ėshtė shkollim i tė gjithėve pėr tė drejtat e njeriut. Ose, sipas fjalėve tė Nelson Mandelės: tė ndėrtohet njė kulturė e re politike e bazuar nė tė drejtat e njeriut.