Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 -->AFRIKA<--

Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES
looney tun


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 30
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

-->AFRIKA<-- Empty
MesazhTitulli: -->AFRIKA<--   -->AFRIKA<-- I_icon_minitimeSat 8 Nov - 0:17

Sistemi Afrikan i tė drejtave tė njeriut ėshtė themeluar nė vitin 1981, me miratimin e Kartės Afrikane pėr tė Drejtat e Popujve, e cila ka hyrė nė fuqi nė vitin 1986, nga atėherė e quajtura Organizata e Unitetit Afrikan (OUA). Kjo Kartė parashikon Komisionin Afrikan pėr tė Drejtat e Njeriut dhe tė Popujve, qė pėrbėhet nga 11 anėtarė dhe e ka selinė nė Banjul tė Gambisė. Sot, tė 53 shtetet e Unionit Afrikan (UA), i cili ka trashėguar OUA-nė nė vitin 2001, kanė ratifikuar Kartėn Afrikane, e cila duke marrė pėr bazė Deklaratėn Universale pėr tė Drejtat e Njeriut, bėnė bashkimin e gjitha tė drejtave nė njė dokument. Preambula e saj u referohet “vlerave tė civilizimit Afrikan” duke tentuar tė inspirojė konceptin afrikan tė tė drejtave tė njerėzve dhe popujve. Pėrveē tė drejtave individuale, ajo gjithashtu parashtron edhe tė drejtat e popujve. Pėr mė tepėr, ajo thekson edhe detyrimet si p.sh. ato ndaj familjes dhe shoqėrisė, tė cilat sido qė tė jetė, nė praktikė nuk kanė ndonjė rėndėsi.



SISTEMI AFRIKAN I TĖ DREJTAVE TĖ NJERIUT

· Karta Afrikane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe tė Popujve (1981)

· Komisioni Afrikan pėr tė Drejtat e Njeriut (1987)

· Protokoli mbi Themelimin e njė Gjykate Afrikane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Qytetarėve (mė 1997, ende nuk ėshtė nė fuqi)

· Protokoli pėr tė Drejtat e Grave (ende nuk ėshtė miratuar nga UA)

· Karta Afrikane pėr tė Drejtat dhe Mirėqenien e Fėmijės (1990)



Komisioni ka njė mandat tė gjerė nė fushėn e promovimit tė tė drejtave tė njeriut, por gjithashtu mund tė pranojė ankesa nga shtetet (qė nuk ka ndodhur deri tani), individėt ose grupet e caktuara. Kriteret e pranimit janė tė numėrta, por lejojnė gjithashtu OJQ-tė ose individėt tė komunikojnė nė emėr tė viktimave tė dhunės. Sidoqoftė, Komisioni nuk mund tė nxjerrė vendime me fuqi obligative dhe kjo ka qenė njė nga arsyet pėr miratimin e protokolit shtesė tė Kartės mbi themelimin e Gjykatės Afrikane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Qytetarėve, qė do tė hyjė nė fuqi pasi tė ratifikohet nga 15 shtete. Kjo gjykatė do tė pėrbėhet nga 15 gjyqtarė. Sidoqftė, individėt do tė kenė qasje tė drejtpėrdrejtė nė gjykatė, vetėm nėse shtetet deklarohen shprehimisht pėr kėtė. Pėrndryshe, Gjykata mund tė pranojė ankesa vetėm pėrmes Komisionit, ashtu si edhe nė Sistemin Interamerikan.



Monitorimi i rregullt i gjendjes sė tė drejtave tė njeriut, duhet tė bėhet nga Komisioni, duke i vlerėsuar raportet shtetėrore, tė cilat shpesh janė jo tė rregullta dhe tė mangėta. Komisioni, duke u bazuar pėrsėri nė praktikėn e OKB-sė, ka emėruar raportuesin special pėr ekzekutime tė paligjshme, jashtėprocedurale dhe arbitrare, raportuesin special pėr burgje, atė pėr kushtet e arrestit dhe pėr gratė. Plani pėr protokolin shtesė pėr tė drejtat e grave, ende nuk ėshtė materializuar.

Komisioni, gjithashtu dėrgon misione pėr hulumtimin e fakteve dhe nė raste tė veēanta, sikurse ai i vitit 1995 pas ekzekutimit tė nėntė anėtareve tė Lėvizjes pėr Mbijetimin e Popullit Ogoni, nė njė gjykim tė padrejtė, organizon edhe sesione tė jashtėzakonshme. Njė pjesė e rėndėsishme e fuqisė sė Komisionit vjen nga Organizatat Joqeveritare tė Afrikės dhe mė gjerė, tė cilat lejohen tė marrin pjesė nė gjitha takimet publike tė Komisionit. Shpesh, OJQ-tė sjellin raste tė shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut, si dhe pėrkrahin punėn e Komisionit dhe tė raportuesve tė tij special. Gjithashtu, ėshtė e rėndėsishme qė shtetet ta bėjnė drejtpėrdrejt tė aplikueshme Kartėn nė sistemet e tyre nacionale. Kjo ka ndodhur pėr shembull nė Nigeri, ku si rezultat i OJQ-ve nigeriane, siē ėshtė “Projekti i tė Drejtave Kushtetuese”, janė paraqitur me sukses raste tė shkeljeve tė Kartės nė gjykatat nigeriane.



Pas miratimit tė Konventės sė OKB-sė pėr tė Drejtat e Fėmijės mė 1989, nė vitin 1990 ėshtė miratuar njė Kartė Afrikane pėr tė Drejtat dhe Mirėqenien e Fėmijės. Sidoqoftė, kjo ka hyrė nė fuqi vetėm nė vitin 1999, kurse deri nė vitin 2001, atė e kanė ratifikuar 27 shtete tė Unionit Afrikan. Karta Afrikane parashikon edhe themelimin e njė Komiteti Afrikan tė Ekspertėve pėr tė Drejtat dhe Mirėqenien e Fėmijės, i cili duhet tė mblidhet sė paku njė herė nė vit. Duke pasur parasysh procesin e gjatė tė ratifikimit, mbetet tė shihet nėse kjo konventė dhe komiteti i saj do tė japin rezulatate tė mira.



1V. REGJIONET TJERA

Njė Kartė Arabe pėr tė Drejtat e Njeriut, e cila ėshtė hartuar nga ekspertėt arabė tė tė drejtave tė njeriut ėshtė miratuar nė vitin 1994 nga Kėshilli i Ligės sė Shteteve Arabe (Rezoluta 5437 e 15 Shtatorit 1994), mirėpo deri nė vitin 2002 nuk ka hyrė nė fuqi.



Me gjithė disa pėrpjekje si ajo e Asociacionit tė Azisė Jugore pėr Bashkėpunim Regjional njė Konventė mbi Marrėveshjen Rajonale pėr Promovimin e Mirėqenies sė Fėmijės 2002, dallimet e shumta qė ekzistojnė brenda rajonit, e kanė bėrė tė pamundur miratimin e njė instrumenti regjional tė Azisė pėr tė Drejta tė Njeriut, ose themelimin e njė Komisioni Aziatik pėr tė Drejtat e Njeriut. Sidoqoftė, pėrpjekjet qė janė duke u bėrė brenda fushave tė integrimeve si nė ASEAN ose Forum Azia-Pacific tė Institucioneve Nacionale pėr tė Drejta tė Njeriut, mė nė fund brenda njė tė ardhme tė caktuar, mund tė ēojnė drejt krijimit tė njė Komisioni Aziatik pėr tė Drejtat e Njeriut. Nė nivel tė shoqėrisė civile, nė vitin 1998 gjatė shėnimit tė 50 vjetorit tė Deklaratės Universale pėr tė Drejtat e Njeriut (UDHR), nėn udhėheqjen e Qendrave Aziaitke pėr Burime Ligjore tė Hong Kongut, mėse 200 OJQ aziatike, hartuan njė “Kartė Aziatike pėr tė Drejtat e Njeriut” si njė “Kartė tė Popullit”. Gjithashtu, ekziston njė Bisedim Euro-Aziatik, mes Bashkimit Evropian dhe 10 shteteve tė ASEM-it (Takimit Evropian dhe Aziatik) pėr tė drejtat e njeriut, i cili deri tani ka mbajtur katėr sesione. Bisedime tė ngjashme ekzistojnė edhe ndėrmjet Bashkimit Evropian dhe Kinės.



Marrėveshja pėr Partneritet e Cotonou-s e vitit 2000, si njė marrėveshje ndėrregjionale, ndėrmjet 78 shteteve afrikane, karibike dhe pacifike dhe 15 shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian, nė Nenin 9 (2) pėrkujton se “respekti pėr tė drejtat e njeriut, parimet demokratike dhe sundimin e ligjit . . . pėrbėjnė elementet kryesore tė kėsaj marrėveshjeje”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
-->AFRIKA<--
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: prespektivat e te rinjėve-
Kėrce tek: