Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 SFIDAT DHE MUNDĖSITĖ GLOBALE PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT

Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES
looney tun


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 30
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

SFIDAT DHE MUNDĖSITĖ GLOBALE PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT Empty
MesazhTitulli: SFIDAT DHE MUNDĖSITĖ GLOBALE PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT   SFIDAT DHE MUNDĖSITĖ GLOBALE PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT I_icon_minitimeSat 8 Nov - 0:19

Pas disa dekadave tė suksesshme nė pėrcaktimin e standardeve, tani si sfidė kryesore e tė drejtave tė njeriut, ėshtė bėrė implementimi i detyrimeve tė ndėrmarra. Janė zhvilluar disa metoda pėr pėrforcimin e implementimit tė tė drejtave tė njeriut, si nė nivel lokal dhe kombėtar, ashtu edhe nė nivel ndėrkombėtar. Nė mesin e tyre parashihet edhe njė qėndrim mė aktiv i komunitetit ndėkrombėtar pėrmes caktimit tė zyrtarėve pėr tė drejtat e njeriut nė misione ndėrkombėtare dhe instuticionalizimit tė ēėshtjes sė tė drejtave tė njeriut nė terren, qė parashihet tė ketė efekt tė rėndėsishėm parandalues.



Respekti pėr tė drejtat e njeriut nė nivel lokal dhe kombėtar, gjithashtu ėshtė forcuar pėrmes ndėrtimit tė kapaciteteve tė institucioneve vendore pėr tė drejtat e njeriut, siē janė qytetet e tė drejtave tė njeriut dhe themelimi i institucioneve kombėtare pėr promovimin dhe monitorimin e tė drejtave tė njeriut, ku organizatat joqeveritare si pėrfaqėsuese tė shoqėrisė civile e luajnė rolin kryesor. Ashtu siē shihet edhe nga protokoli shtesė pėr tė drejtat e fėmijės, ēėshtjet lidhur me bioteknologjinė, inxhinierinė gjenetike dhe tregtinė me organe njerėzore, nevojat pėr pėrcaktimin e standardeve nė fushat e reja ėshtė ende e pranishme.



Ashtu sikurse nė qasjen e ILO-sė, tė drejtat ekzistuese tė njeriut, nė tė njėjtėn kohė mund tė bėhen edhe mė tė dukshme pėrmes fokusimit nė “tė drejtat kryesore”. Sfidat e reja mund tė shihen edhe nga ekzistimi i nevojės pėr kushtim tė vėmendjes marrėdhėnieve mes tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtės humanitare, siē janė “standardet fundamentale tė njerėzimit”. Moduli pėr tė Drejtat e Njeriut nė Konfliktet e Armatosura. E njėjta gjė vlen edhe pėr marrėdhėnien mes tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtės sė refugjatėve, qė ekziston si nė shkallėn e parandalimit tė problemeve tė refugjatėve, ashtu edhe nė atė tė kthimit tė tyre. Nė tė dyja kėto raste, vendimtare ėshtė gjendja e tė drejtave tė njeriut nė vendin e origjinės. Me qėllim tė trajtimit tė personave tė zhvendosur brenda territorit tė tyre, janė zhvilluar parimet udhėzuese. Kjo ngre njė problem mė tė gjerė si ai i tė drejtave tė njeriut dhe parandalimit tė konflikteve, ashtu edhe ēėshtjen e rehabilitimit dhe rindėrtimit pas pėrfundimit tė luftės, tė cilat duhet tė ndėrmerren duke u bazuar nė tė drejtat e njeriut dhe nė sundimin e ligjit.



Pėrgjegjėsia pėr respektimin dhe shkeljen e tė drejtave tė njeriut ėshtė bėrė njė brengosje globale, e cila kėrkohet jo vetėm nga individėt, por gjithashtu nga edhe nga institucionet joshtetėrore, kompanitė transnacionale (TNCs) dhe organizatat ndėrqeveritare siē janė, Banka Botėrore, Fondi Monetar Ndėrkombėtar (IMF) dhe Organizata Ndėrkombėtare e Tregėtisė (WTO).



Nė rastin e kompanive transnacionale, nė bazė tė propozimit tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Kombeve tė Bashkuara Kofi Anan, nė vitin 2000 ėshtė lansuar Marrėveshja Globale, si njė qasje e re dhe inovative nė procesin e globalizimit. Kompanitė pjesėmarrėse i pranojnė 9 parimet kryesore nga fusha e tė drejtave tė njeriut, standardeve tė punės dhe mjedisit si dhe angazhohen nė bisedimet e orientuara nė problemet globale siē ėshtė roli i biznesit nė zonat e konfliktit.



Njė sfidė e re ndaj sigurisė njerezore dhe tė drejtave tė njeriut ka rezultuar pas sulmeve tė 11 Shtatorit, kur shtetet kanė pėrforcuar masat antiterroriste, qė pjesėrisht kanė rezultuar nė kufizimin e tė drejtave themelore tė njeriut.

Dispozitat ndėrkombtare tė pranuara gjėrėsisht – si liria nga arrestimi arbitrar ose burgimi i paafatizuar, e drejta nė proces tė drejtė gjyqėsor, e drejta nė panel tė pavarur, gjykim tė paanshėm, gjyqtar tė pavarur, pėrfaqėsim ligjor ose liria nga trajtimi ēnjerėzor dhe poshtėrues – janė dispozita qė sot ndodhen nėn rrethim. Ne duhet tė tėrheqim njė vijė dhe t’i mbrojmė ato. Kjo paraqet, gjithashtu, njė pyetje tė madhe tė sigurisė. Kur siguria definohet shumė ngusht – pėr shembull, si asgjė mė shumė se detyrimi i shtetit pėr t’i mbrojtur shtetasit e vet – atėherė nevoja pėr siguri mund tė shkaktojė shkeljen e tė drejtave tė atyre qė kanė mbetur jashtė rrethit tė tė mbrojturve.

SERGIO VIERIA DE MELLO, KOMESAR I LARTĖ I OKB-sė PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT, 2003
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
SFIDAT DHE MUNDĖSITĖ GLOBALE PĖR TĖ DREJTAT E NJERIUT
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: prespektivat e te rinjėve-
Kėrce tek: