Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Motivet e Torturės – Pse ushtrohet tortura?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES
looney tun


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 30
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

Motivet e Torturės – Pse ushtrohet tortura? Empty
MesazhTitulli: Motivet e Torturės – Pse ushtrohet tortura?   Motivet e Torturės – Pse ushtrohet tortura? I_icon_minitimeSat 8 Nov - 0:23

Motivet pėr torturė janė tė ndryshme, por kryesisht ato udhėheqen nga paramendimet dhe qėllimet e caktuara. Shpesh, dėshira pėr tė treguar fuqi ose thjesht pėr ta fshehur ligėsinė rezultojnė nė torturė dhe forma tjera tė keqpėrdorimit.

Gjatė epokave tė ndryshme tė historisė, tortura ėshtė pėrdorur si mjet pėr tė marrė dhe ushtruar pushtetin ndaj kundėrshtarėve ose njerėzve tė cilėt kishin ide pėrparimtare dhe tė cilėt paraqitnin kėrcėnim pėr autoritetet ose qeveritė e caktuara. Prandaj, tortura kryesisht ėshtė pėrdorur si metodė e shtypjes dhe represionit politik, pastaj dėnimit, hakmarrjes si dhe heshtjes sė opozitėn. Edhe pse pranimet e fajit tė bėra nėn shtypje ose dhunė fizike janė tė dyshimta ose nuk pranohen fare, tradicionalisht tortura ėshtė pėrdorur si mėnyrė pėr marrjen e informatave dhe pranimin e fajit.

Trajtimi mizor dhe poshtėrues, po ashtu ėshtė pėrdorur si metodė pėr kėrcėnim, frikėsim dhe pėr ushtrim tė barbarizmit ndaj njerėzve dhe si mjet pėr poshtėrimin dhe krijmin e ndjenjės tė njerėzit pėr padobishmėri dhe inferioritet nga ana e tyre dhe kėshtu tė shkatėrrojė personalitetin e tyre. Tė gjitha kėto akte tė cilat janė tė motivuara nga qėllimet e ndryshme kanė ndikim afatgjatė nė personalitetin e personave tė torturuar. Pėrmirėsimi dhe rehabilimi fizik shpesh marrin vite tė shumta, ndėrsa pasojat nuk mund tė shėrohen plotėsisht nė tė gjitha rastet. Pėr mė tepėr, te viktimat plagėt psikike mbesin tė pranishme gjatė tėrė jetės sė tyre dhe shpesh i pengojnė ata tė kenė njė jetė tė qetė.



Viktimat dhe kryesit e torturės, trajtimi ēnjerėzor dhe poshtėrues

Ēdo kush mund tė bėhet viktimė e torturės, sidomos nė ato shoqėri ku nuk ekziston tradita e sundimit tė ligjit, ose ku ligjet dhe pėrkushtimet e ndėrmarra rrallėherė respektohen ose implementohen. Mė sė shpeshti keqtrajtimet ndodhin nė burgje, stacione tė policisė dhe qendra tė tjera tė burgimit, por gjithashtu nuk janė raste tė rralla shfaqja e tyre nėpėr shtėpi private, ose institute tė specializuara tė shėndetėsisė pėr tė sėmurėt mentalė. Nė veēanti, tė paraburgosurit dhe kriminelėt e dėnuar paraqesin njė grup tė prekshėm nga aktet e keqtrajtimeve, pasiqė ata edhe pėr nevojat e tyre mė primare varen nga autoritetet shtetėrore. Kėto qendra tė burgimit praktikisht janė tė mbyllura dhe tė burgosurit ndodhen jashtė syrit tė shoqėrisė, por njėkohėsisht ata paraqesin atė grup tė njerėzve me tė cilėt shoqėria nuk identifikohet dhe nuk ndien simpati. Njė rrezik i traumatizimit tė vazhdueshėm ekziston te minoritetet, qofshin ato etnike, religjioze, sociale, si dhe te refugjatėt dhe azilkėrkuesit, pasi qė shpesh janė subjekte tė trajtimeve poshtėruese. Tė moshuarit dhe personat me tė meta mendore qė jetojnė nėpėr institucione tė specializuara ose spitale, si rezultat i burimeve tė pamjaftueshme pėr sigurimin e standardeve dinjitoze pėr jetė, kujdes shėndetėsor dhe mplakje dnjitoze, shpesh harrohen dhe lihen pasdore dhe mund tė bėhen viktima tė torturės.

Gjithashtu, edhe fėmijėt, gratė, burrat, tė rinjtė dhe tė moshuarit mund tė bėhen viktima tė torturės. Askush nuk ėshtė i paprekshėm nga format e ndryshme tė keqtrajtimeve, madje as vetė kryesit. Mė sė shpeshti kryesit janė policė, ose ushtarakė qė veprojnė nė detyrė zyrtare. Ekzistojnė raste tė shumta ku kryesit e keqtrajtimeve veprojnė nė bazė tė urdhėrave dhe janė pjesė e grupeve tė specializuara pėr tė cilėt, ushtrimi i keqtrajtimit ėshtė njė pėrditshmėri. Gjithashtu, personeli mjekėsor dhe ai i sigurimit nėpėr institucionet pėr njerėz me nevoja speciale mund tė bėhen keqtrajtues, qoftė si rezultat i pakujdesisė sė tyre, ose si pasojė e mungesės sė kontrollit dhe mbikėqyrjes korrekte, si dhe si shkak i mungesės sė burimeve dhe trajnimeve adekuate.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Motivet e Torturės – Pse ushtrohet tortura?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: problemet e te rinjeve-
Kėrce tek: