Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 ngjarje e ilustruar pj 2

Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES
looney tun


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 30
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

ngjarje e ilustruar pj 2 Empty
MesazhTitulli: ngjarje e ilustruar pj 2   ngjarje e ilustruar pj 2 I_icon_minitimeSat 8 Nov - 0:26

Sepse jam katėrmbėdhjetė vjeē

Ėshtė vėshtirė pėr mua tė shkruaj pėr torturėn, pasi qė tani jam vetėm katėrmbėdhjetė vjeē. Unė nuk dua tė mendoj pėr atė, pasi qė tani jam vetėm katėrmbėdhjetė vjeē. Por, unė duhet tė mendoj pėr kėtė, pasi qė qyteti im dhe njerėzit e mi janė torturuar. Pėr kėtė arsye ne edhe jemi bėrė tė njohur nė gjithė botėn. Qyteti im ėshtė torturuar por nuk ka vdekur. Ata u munduan ta vrasin Danubin dhe Vukėn, por nuk patėn sukses. Si kanė mundur t’i vrasin zemrat e qytetit tim? Dy lumenj si dy vėllezėr: njėri i vjetėr, tjetri i ri. Ata lumenj janė torturuar me bomba dhe plumba. Por, ata ende rrjedhin dhe zemrat e tyre rrahin ende. Ata tentuan t’i vrisnin drunjtė dhe barin, por nuk kanė mundur. Si kanė mundur t’i vrasin mushkėritė e qytetit tim? I kanė torturuar ato me zjarr dhe tym tė zi, por ato marrin frymė ende. Unė, pas gjithė kėtyre viteve, jam kthyer nė Vukovar. Unė edhe mė tutje shoh rrugė, shtėpi, shkolla dhe kisha tė torturuara . . . Unė ndiej lirinė dhe paqen, por thellė nė zemrėn time, unė nuk mund tė fal, pasi qė jam vetėm katėrmbėdhjetė vjeē.

Eseu ėshtė shkruar nga njė fėmijė i Vukovarit dhe me 26 qershor 2001, ėshtė prezantuar nė Qendrėn pėr Shėndet Mental dhe tė Drejta tė Njeriut, nė Zagreb tė Kroacisė.

--->Aktivitetet e Organizatave Joqeveritare (OJQ-tė)

Nė vitin 1997, OKB-ja e caktoi 26 qershorin, si Ditė Ndėrkombėtare pėr Pėrkrahjen e Viktimave tė Torturės. Qė atėherė, rrjete tė ndryshme ndėrkombėtare nga e gjithė bota, siē janė, CINAT-i dhe Koalicioni Ndėrkombėtar i Organizatave Joqeveritare kundėr Torturės, vazhdimisht kanė bėrė fushatė pėr zhdukjen e plotė tė torturės. Nė kėto ngjarje marrin pjesė shumė individė dhe persona tė njohur.

Aktivitetet e Amnesty International (AI), pėr qasjen e gjerė si ndaj masės sė popullit, institucioneve, ashtu edhe ndaj pėrpjekjeve pėr ndėrtimin e kapaciteteve, janė bėrė shembull nė mbarė botėn. Inspirim pėr krijimin e Amnesty Internaitonal ka qenė artikulli i avokati britanez Peter Benenson, „Tė Burgosurit e Harruar”, botuar mė 28 maj 1961 nė nė gazetėn The Observer. Sot, Amnesty International, me Sekretariatin Ndėrkombėtar tė vendosur nė Londėr, ka mė shumė se njė milion anėtarė nga e mbarė bota, dhe parashkrues e donatorė tė rregullt nga mė se 140 shtete. Lėvizja e AI pėrbėhet nga mė shumė se 7800 grupe, lokale, rinore, tė ekpertėve dhe profesionistėve nė mė shumė se 100 shtete dhe territore. Amnesty International ėshtė njė lėvizje demokratike, e vetėqeverisur nga Komitetit Ekzekutiv Ndėrkombėtar (IEC), i cili pėrbėhet nga nėntė anėtarė, qė zgjidhen ēdo dy vjet nga Kėshilli Ndėrkombėtar, i cili i pėrfaqėson degėt e AI.

Puna vjetore e AI pėrfshin aktivitet specifike qė kanė tė bėjnė me tė drejtat e njeriut, siē janė fushatat, raportimi pėr tė drejtat e njeriut dhe lobimi me qeveri tė shumta. Nė vitin 2001, AI filloi fushatėn e quajtur “Bėje njė hap pėr ta zhdukur torturėn”, kundėr torturės dhe keqtrajtimit tė grave, fėmijėve, minoriteteve etnike, lezbikeve, homoseksualėve dhe transvestitėve. Deri nė fund tė atij viti, nė faqen e internetit kundėr torturės, www.Stoptorture.org, janė regjistruar mė shumė se 35.000 njerėz nga 188 shtete, me qėllim qė nė rastet urgjente tė veprojnė, duke bėrė apele pėrmes e-mailave.

Nė tetor tė vitit 2000, AI miratoi Programin 12 pikėsh pėr Parandalim e Torturės, i cili u bė platformė e veprimtarisė ndėrkombėtare pėr ndalimin e torturės dhe forcimin e mekanizmave mbrojtėse, kundėr paraqitjes dhe institucionalizimit tė torturės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
ngjarje e ilustruar pj 2
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: problemet e te rinjeve-
Kėrce tek: