Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 pse varferia vazhdon ?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES
looney tun


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 30
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

pse varferia vazhdon ? Empty
MesazhTitulli: pse varferia vazhdon ?   pse varferia vazhdon ? I_icon_minitimeSat 8 Nov - 0:31

Qeveritė veriore tė cilat e kontrollojnė udhėheqjen e ekonomisė botėrore, janė tė vendosura tė mbajnė tregtinė dhe strukturat financiare qė sjellin pasurinė nė botėn e industrializuar dhe tė pėrjashtojnė vendet dhe popujt e varfėr nga shpėrndarja e prosperitetit global, gjendje kjo e cila rezulton me pabarazi mes Veriut dhe Jugut. Ėshtė mjaft interesant fakti se, si nė vendet e zhvilluara ashtu edhe nė ato nė zhvillim, dallimi mes tė pasurve dhe tė varfėrve ėshtė rritur.



Programet e Bankės Botėrore pėr Rregullimin e Strukturės (SAPs) dhe pakot e Fondit Monetar Ndėrkombėtar pėr stabilizim, erdhėn si premtime pėr zgjerim, rritje tė mundėsive tė punėsimit, paga, pasuri dhe zhvillim ekonomik, pėr ato kombe qė synojnė integrimin nė sistemin e ekonomisė globale. SAPs i cili tenton tė zhdukė varfėrinė pėrmes disiplinės fiskale dhe duke mos i shqyrtuar padrejtėsitė nė kuadėr tė sistemit tė shpėrndarjes, mund ta intensifikojė varfėrinė edhe mė shumė, pasi qė shtetet, duke shpenzuar para pėr shlyerjen e borxheve, janė duke e neglizhuar nevojėn pėr shpenzime nė shėrbimet elementare, siē janė, shėndetėsia, arsimi dhe strehimi.



Globalizimi neoliberal e vendos pėrqendrimin te prodhimtaria pėr eksport, duke injoruar tė drejtat elementare tė njerėzve pėr plotėsimin e nevojave vetanake dhe realizimin e tė mirave pėr jetė nė mėnyrė tė denjė. Shmangia e shtetit nga pėrgjegjėsitė qė ka, lidhur me mirėqenien pėr shėndet, arsim, ushqim dhe strehim, si dhe mungesa e tė ardhurave tė sigurta, e bėjnė edhe mė tė madh presionin mbi tė varfėrit. Gjithashtu, tė varfėrit i ka dėmtuar edhe inflacioni, kontraktimi i punėsimit dhe erozioni i pagave reale nga liberalizmi, si dhe privatizmi i pasurive.



Raporti i UNDP i vitit 2002 pėr Zhvillimin Njerėzor, thekson se gjatė pjesės sė dytė tė shekullit XX, rritja e shpejtė ekonomike nė vendet tashmė tė pasura tė Evropės Perendimore, Amerikės Veriore dhe Oqeanisė, nė kombinim me rritjen e ngadalshme ekonomike tė subkontinetit Indian dhe zhvillimin tejet tė ngadalshėm tė Afrikės, kanė kontribuar edhe mė shumė pėr rritjen e pabarazisė globale. Edhe nė vendet e OECD-sė (Organizatės pėr Bashkėpunim dhe Zhvillimi Ekonomik), pėrfitimet janė realizuar nga mė tė pasurit, nga 1% e familjeve me tė ardhura tė rritura prej 140%, ose tri herė mė shumė se mesatarja, duke shtuar kėshtu nė mėnyrė drastike pabarazinė nė tė ardhura dhe duke prodhuar tė “varfėr tė ri”.

· 5% tė njerėzve mė tė pasur tė botės kanė tė ardhura 114 herė mė tė mėdha se 5% e mė tė varfėrve.

· Tė ardhurat e 25 milion amerikanėve mė tė pasur, janė tė barabarta me tė ardhurat e afėr 2 bilion njerėzve mė tė varfėr tė botės.



Sot, njė e katėrta e popullatės botėrore jetojnė nė varfėri tė rėndė dhe tė izoluar nga shoqėria. Nė bazė tė raportit tė UNDP tė vitit 2002 pėr Zhvillim Njerėzor, diku rreth 1.2 bilion njerėz mbijetojnė me mė pak se $1 nė ditė. Njė bilion njerėz janė analfabetė. Ēdo ditė, rreth 30.000 fėmijė nė botė vdesin nga sėmundjet qė janė tė shėrueshme dhe deri nė fund tė vitit 2000, afėr 22 milion njerėz kanė vdekur nga AIDS-i. Derisa afėr 1/3 e popullsisė sė vendeve tė pazhvilluara, shumica e tė cilėve ndodhen nė pjesėn e poshtme tė Saharės sė Afrikės, nuk pritet t’i mbėrrijnė tė dyzetat.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
pse varferia vazhdon ?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» varferia relative dhe varferia absolute
» grupet e prekura nga varferia

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: problemet e te rinjeve-
Kėrce tek: