Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ksenofobia

Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES
looney tun


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 30
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

Ksenofobia Empty
MesazhTitulli: Ksenofobia   Ksenofobia I_icon_minitimeSat 8 Nov - 0:38

Dikur ksenofobia ėshtė pėrshkruar si frikė morbide nga tė huajt dhe nga shtetet e jashtme, por ajo gjithashtu karakterizohet nga qėndrimet, paragjykimet dhe sjelljet, tė cilat shpesh refuzojnė, pėrjashtojnė dhe nėnēmojnė personat, duke u bazuar nė pikėpamjen se ata janė tė ardhur ose janė tė huaj pėr komunitetin, shoqėrinė dhe identitetin kombėtar. Me fjalė tė tjera, ajo ėshtė njė ndjenjė e bazuar nė pikėpamje dhe ide joracionale, tė cilat shpiejnė drejt skenareve thjesht tė mira ose tė kėqija.



Edhe pse dallimi mes racizmit dhe ksenofobisė mund tė jetė i rėndėsishėm pėr fushėn juridike dhe akademike, ndikimi i sjelljeve dhe veprimeve raciste dhe ksenofobike nė viktima janė gjithėherė tė njėjta. Ajo ua rrėmben njerėzve potencialin dhe mundėsitė pėr plotėsimin e planeve dhe ėndrrave tė tyre, dėmton seriozisht vetėbesimin dhe vlerėsimin e tyre pėr veten, kurse nė miliona raste kjo u ka kushtuar njerėzve edhe me jetėt e tyre. Nė veēanti, njė ndikim shkatėrrues i racizmit dhe diskriminimit racor mund tė vėrehet te fėmijėt, sepse duke qenė dėshmitarė tė racizmit, nė mesin e tyre shaktohen ndjenja tė forta tė frikės dhe konfuzionit.



Gjatė Panelit Diskutues tė OKB nė New York, ku u diskutua lidhur me ndikimin e racizmit te fėmijėt, njė grua nga Ēikago i tha audiencės se ajo pėrjetoi racizmin pėr herė tė parė qysh nė momentin kur kishte lindur, pasi qė njė motėr medicinale nė spital refuzoi qė nė lindjen e saj tė vėshtirė tė asistojė nėnėn e saj, sepse ajo pėr dallim nga motra medicinale vinte nga pjesa tjetėr e vendit. Kur ajo u rrit, shpejt mėsoi se prejardhja e saj, pra fisi nga vinte, gjuha qė fliste dhe regjioni ku jetonte, influencuan ēdo ngjarje qė i ka ndodhur nė jetėn e saj, gjė qė e kanė bėrė atė qysh nga fėmijėria dhe mė pas tė ndihet e pavlefshme, e pasigurt dhe e paaftė.

Jotoleranca dhe Paragjykimet e Ngjashme

Jotoleranca: Universiteti Penn State (The Penn State University) nė rregulloren e tij deklaron se jotoleranca ėshtė “njė qėndrim, ndjenjė ose besim pėrmes sė cilit njė individ tregon pėrbuzje pėr indivdėt ose grupin tjetėr, duke u bazuar nė karakteristika siē janė, raca, ngjyra origjina kombėtare, gjinia, orinetimi seksual ose besimet politike dhe fetare”.



Paragjykimi: Definicioni klasik i paragjykimit, ėshtė ai tė cilin e ka dhėnė i famshmi psikolog, Gordon Allport, i cili thekson se “paragjykimi ėshtė njė antipati e bazuar nė pėrgjithėsime tė gabuara dhe jofleksibile; mund tė ndihet dhe shprehet; mund tė drejtohet ndaj njė grupi ose ndaj njė individi tė atij grupi.”



Tė dy kėto shprehje mund tė jenė shumė lehtė motivim pėr ēfarėdo veprimtarie diskriminuese. Thėnė nė pėrgjithėsi, jotoleranca dhe paragjykimi shpesh shihen si baza dhe pika fillestare tė sjelljeve tė tjera “specifike”, siē janė racizmi dhe ksenofobia.



Nocioni i paragjykimit etnik ėshtė zhvilluar vonė, duke pėrshkruar antipatinė e bazuar nė pretendimin e supremacisė kulturore tė njė grupi ndaj grupit tjetėr. Pėr shembull, nė kontekstin evropian, kjo ėshtė e shprehur nė paragjykimet antiturke, antipolake ose antiruse. Meqenėse zakonisht sulmohen tiparet kulturore/fetare (qoftė tė vėrteta ose tė imagjinuara) tė njė grupi, mund tė shihen disa ngjashmėri me tė kuptuarit e vonshėm tė racizmit si “racizėm kulturor”. Zakonisht kėto dy fenomene, paragjykimi dhe jotoleranca janė mė tė vėshtirat pėr t’u trajtuar dhe luftuar.

Nė njėrėn anė ato pėrshkruajnė karakteristikat personale, tė cilat pėrbėjnė njė qenie njerėzore dhe nė kėtė mėnyrė depėrtojnė thellė nė sferėn private. Edhe nėse opinionet personale janė tė ndryshueshme (pėrmes arsimimit, ngritjes sė vetėdijes dhe dialogut), njeriu duhet tė jetė i kujdesshmė qė ta kuptojė se ku pėrfundon edukimi dhe kur fillon indoktrinimi.

Nė anėn tjetėr ėshtė me rėndėsi tė dihet se ku duhet tė “tėrhiqet kufiri” mes tolerancės dhe jotolerancės, duke menduar se kur dhe pėr ēka jemi tė “lejuar” me qenė jotolerant ose sa larg duhet shkuar me tolerancė? Nuk duhen harruar vėshtirėsitė me shprehjen “tolerancė”, pasi qė ajo tregon ndjenjėn e gabueshme tė superioritetit nė tolerimin e ekzistimit tė tjerėve, por nė tė vėrtetė nuk tregon mirėseardhjen ose respektimin e tyre.

* Kush mund tė vendosė pėr kėtė?

* A ėshtė krijuar ende ndonjė normė ose standard, i cili bėn dallimin mes tolerancės dhe jotolerancės dhe nėse jo, a ėshtė e mundur tė krijohet?

* A ekzistojnė dallime rajonale ose kulturore nė pikėpamjen e kėtyre normave?



Kufizimet dhe standardet e zhvilluara nė kuadėr tė sė drejtės ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut mund tė pėrbėjnė njė minimum tė tillė, nėn tė cilin minimum ndodhen shoqėritė dhe pjesėtarėt e tyre qė i nėnshtrohen jotolerancės dhe shkeljeve tė tė drejtave tė tyre. Ekziston njė pajtim i pėrgjithshėm lidhur me atė se racistėt nuk lindin si tė tillė, por zhvillohen, prandaj shkaku kryesor i racizmit ėshtė injorimi. Sekretari i Pėrgjithshėm i OKB-sė, Kofi Anan, mė 21 mars 1999, nė rastin e festimit tė Ditės Ndėrkombėtare pėr Eliminimin e Diskriminimit Racor, tha: “injoranca dhe paragjykimi janė krijuesit e propagandės . . . Prandaj, misioni ynė ėshtė qė tė konfrontojmė injorancėn me dije, ngurtėsinė me tolerancė dhe izolimin duke zgjatur dorėn e zemėrgjerėsisė. Racizmi mund, duhet dhe do tė shpartallohet.”

Standardet ndėrkombėtare

Leksionet e mėsuara nga skllavėria, kolonizimi dhe posaēėrisht nga Lufta e Dytė Botėrore, ēuan drejt inkorporimit tė parimeve tė mosdiskriminimit nė shumė kushtetuta kombėtare dhe konventa ndėrkombėtare. Konventa mė e rėndėsishme ndėrkombėtare pėr diskriminimin racor ėshtė “Konventa Ndėrkombėtare pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit Racor”, qė ėshtė ratifikuar nė vitin 1965. Kjo konventė ėshtė e bazuar nė parimin e dinjitetit dhe barazisė dhe dėnon ēdo formė tė diskriminimit racor, si dhe udhėzon shtetet tė implementojnė gjitha masat e nevojshme pėr eliminimin e diskriminimit racor.



Shkallė tė ndryshme tė obligimeve lidhur me zbatimin e parimit tė mosdiskriminimit aplikohen si ndaj shteteve, sektorėve privat, ashtu edhe ndaj individėve.

· Obligimi pėr tė respektuar: Nė kėtė kontekst, shteteve u ndalohet tė veprojnė nė kundėrshtim me tė drejtat dhe liritė e pranuara fundamentale. Me fjalė tė tjera, pėrderisa nuk ekziston ndonjė rezervė eksplicite ligjore, kjo ka tė bėjė me obligimet shtetėrore pėr “tė mos vepruar”.

· Obligimi pėr tė mbrojtur: Ky element kėrkon nga shtetet tė mbrojnė individėt nga shkelja e tė drejtave tė tyre. Kur flitet pėr diskriminimin, kjo gjithashtu i referohet racizmit ndėrmjet personave privatė, kėshtu qė shteti brenda shoqėrisė duhet tė “luftojė” nė mėnyrė aktive edhe diskriminimin racor mes individėve. Sidoqoftė, ky obligim ėshtė shumė kontravers, pasi qė prek sferėn private tė individėve dhe ende nuk ėshtė arritur ndonjė koncensus pėr atė se sa larg shtrihet ky detyrim.

· Obligimi pėr tė pėrmbushur: Ky obligim kėrkon qė shteti tė ofrojė realizimin efektiv tė tė drejtave tė garantuara pėrmes masave adekuate ligjore, administrative, gjyqėsore dhe faktike. Neni 5 i Konventės Ndėrkombėtare pėr Eliminimin e tė Gjitha Formave tė Diskriminimit Racor (CERD) kėrkon nga shtetet-palė tė ndėrmarrin masa pėr ndalimin dhe eliminimin e diskriminimit racor dhe pėr t’ua garantuar tė gjithėve tė drejtat e njeriut.



Detyrimet e sektorit privat (OJQ-tė, mediat, etj.): Pėrveē qeverisė, njė rol madhor pėr lufitmin e diskriminimit dhe racizmit ka edhe sektori privat. Pjestarėt e saj pėrbėjnė pjesėn mė tė madhe tė shoqėrisė dhe zakonisht diskriminimi dhe qėndrimi racist mė sė miri mund tė konfrontohet brenda shoqėrisė pėrmes qasjes sė njohur si “nga fundi e lart”. Praktikat e mira



Programet arsimuese dhe mėsimi: Racizmi, ksenofobia dhe qėndrimet e ngjashme, shpesh paraqiten nė forma tė lehta dhe tinzake, tė cilat shpesh ėshtė vėrtetuar se janė tė vėshtira pėr t’u trajtuar dhe identifikuar, por qė megjithatė ndikojnė qė individėt dhe komunitetet tė ndihen tė viktimizuar. Kjo mund tė ēojė te njė vėshtrim i gabuar, se racizmi kryhet vetėm nga tė tjerėt, prandaj edhe ėshtė pėrgjegjėsi e tė tjerėve. Me qėllim qė mendimet dhe besimet e tilla tė konforontohet nė mėnyrė tė suksesshme, racizmi duhet parė si sfidė e cila duhet tė trajtohet pėrmes forcimit tė kulturės sė tė drejtave tė njeriut nė tė gjitha shtresat e shoqėrisė. Kjo pėrfshin inkuadrimin sistematik tė vlerave ndėrkulturore, respektit, kuptimit tė dallimeve racore, etnike dhe kulturore nė kuadėr tė arsimimit tė rinisė.

Gjatė procesit pėrgatitor tė Konferencės Botėrore Kundėr Racizmit, janė raportuar edhe shumė shembuj tė tjerė dhe ide interesante. Pėr shembull, nė njė numėr tė shteteve afrikane tani janė duke u bėrė pėrpjekje pėr luftimin e paragjykimeve racore pėrmes librave shkollore dhe planprogrameve, ose nė kuadėr tė iniciativės evropiane tė propozuar, ku rrjetet shkollore pėrmes hartimit tė kodeve tė sjelljes, nė objektivat e tyre edukuese kanė inkorporuar parime tė qarta tė mosdiskriminimit. Nė shumė shtete ekzistojnė programet e shkėmbimeve shkollore, tė cilat pėrkrahin studentėt nga shtetet e ndryshme qė tė shkėmbejnė kulturat e tyre dhe tė mėsojnė gjuhėt e njėri-tjetrit. Shumė qeveri dhe OJQ kanė pėrfshirė programe pėr mėsimin e dallimeve kulturore, ku pėrmes materialeve shkollore pėr tė drejtat e njeriut, pėrkrahet kuptimi i kontributit tė secilės kulturė dhe tė secilit komb.



Roli vendimtar i mediave: Fatėkeqėsisht shumė radio dhe programe televizive nė gjithė botėn propagojnė diskriminimin dhe urrejtjen racore e etnike. Duke mos e haruar rolin e rėndėsishėm tė internetit, i cili ėshtė mjet i lehtėsimit tė shpėrndarjes sė informatave dhe opinioneve, fuqia e mediave mund tė shihet p.sh. nė rastin e “Radio Mille Collines” nė Ruandė, e cila ka nxitur hututė tė masakrojnė tutsit gjatė luftės civile tė vitit 1994.

Moduli pėr Trendet dhe Lirinė e Shprehjes.



3. PERSPEKTIVAT NDĖRKULTURORE DHE ĒĖSHTJET KONTRAVERSE

Racizmi dhe diskriminimi racor janė probleme globale qė manifestohen nė mėnyra tė ndryshme. Edhe pse fjala racizėm spontanisht kuptohet si diskriminim i tė bardhėve ndaj jo tė bardhėve, nuk ekziston ndonjė shoqėri e cila mund tė deklarojė se ėshtė plotėsisht e lirė nga ēdo formė e racizmit. Antisemitizmi, diskriminimi racor ose superioriteti i keqkuptuar janė mė tepėr tė manifestuara nė hemisferėn perėndimore, por kjo nuk pėrjashton ekzistimin e racizmit nė Azi, Afrikė dhe nė Amerikėn Latine.



Pėr shembull, nė Japoni, koreanėt pėr shkak tė prejardhjes sė tyre koreane nuk kanė tė drejtė tė mbajnė pozita publike. Deri vonė, minoriteti kinez nė Indonezi nuk ka mundur ta festojė nė mėnyrė tė hapur Vitin e Ri Kinez, dhe sistemi kastor nė Indi, i cili, edhe pse shpesh pėrshkruhet si “unik gjatė historisė”, duke organizuar dhunime masive dhe masakra nga kastat mė tė larta, diskrimininon nė mėnyrė tė rėndė tė paprekurit. Po ashtu, janė mirė tė njohura pikėpamjet e shumicės sė kinezėve Han pėr minoritetet tibetane ose mongole si “barbarė, tė ndotur, primitivė dhe tė mbrapshtė”.



Shtetet afrikane nuk janė mė tė mira nė kėtė drejtim; mijėra aziatikė janė ndjekur nga Afrika lindore dhe qendrore pėrmes politikave tė ashpra raciste. Pėr shembull, “Akti i Licensimit Afarist tė Kenisė, Ugandės dhe Zambisė”, rezervon aktivitetet e caktuara biznesore vetėm pėr qyterarėt e tyre dhe i lejonte aziatikėt tė vepronin vetėm nė bazė tė liensimit, i cili duhej ripėrtėrirė pėr ēdo vit. Pėrfundimisht, nuk duhet harruar diskriminimi qė ekziston mes fiseve, ku anėtarėt e fiseve minoritare qė nuk u takojnė fiseve shumicė tė cilat sundojnė, gjatė jetės sė tyre tė pėrditshme pėrballen me sulme racore, diskriminim dhe disavantazhe kėrcėnuese.



Nė Evropė, diskriminimi i romėve (sipas llogarive tė pėrafėrta afėr tetė milionė jetojnė nė gjithė kontinentin evropian), i cili ėshtė lėnė anash, paraqet njė ndėr problemet mė serioze dhe mė tė fshehta tė tė drejtave tė njeriut nė Evropė. Duke qenė se gjatė pjesės mė tė madhe tė historisė sė tyre kanė qenė nomadė, romėt nė disa shtete zakonisht janė detyruar tė asimilohen, nė disa vende ėshtė ndaluar pėrdorimi i gjuhės sė tyre dhe prindėrve u janė marrė fėmijėt nga pėrkujdesi. Sot, bashkėsitė e romėve ende pėrjetojnė diskriminim nė shumė sfera tė jetės, pėrfshirė, punėsimin, strehimin, arsimimin, qasjen nė drejtėsi ose nė shėrbimet shėndetėsore.



Njė tjetėr aspekt interesant dhe i rėndėsishėm, i cili ka dalė gjatė Konferencės sė tretė Botėrore Kundėr Racizmit nė Duran, nė vitin 2001, ka tė bėjė me kuptimin e fjalės “racizėm” nė Afrikė nė njėrėn anė dhe Evropė/Amerikė Veriore nė anėn tjetėr. Pėrpjekja e shteteve evropiane pėr ta larguar fjalėn “racė” nga protokoli, pasi qė njė gjė e tillė ėshtė vėrtetuar shkencėrisht si jo e saktė, ėshtė kritikuar fuqishėm nga delegacionet afrikane dhe karaibike, tė cilat argumentuan se kjo provė e okupimit kolonial tentohet tė ērrėnjoset vetėm tani kur shtetet perėndimore nuk shohin mė asnjė pėrparėsi nga kėto ‘kategori superiore’.

Njė moment tjetėr shumė emocional gjatė Konferencės Botėrore ka qenė mospajtimi mes grupeve tė ndryshme se varėsisht nga definimi i komunitetit tė hebrenjve si grup etnik ose religjioz, antisemitizmi a tė definohet si formė e racizmit apo jo. Kjo dilemė (pėrverveē tė tjerash) ka mbetur e pazgjidhur dhe ende ėshtė njė ēėshtje shumė e debatuar gjatė takimeve tė ndryshme ndėrkombėtare.



Antisemitizmi ka qenė shumė i pėrhapur nė historinė bashkėkohore evropiane, deri nė ditėt e sotme. Kjo urrejtje, dhe ndonjėherė formė e dhunshme e armiqėsisė sė shfaqur ndaj hebrenjve, tė cilėt shihen si njė grup i ndryshėm religjioz ose minoritar, sot ėshtė mė e gjallė se kurdoherė ndoshta vetėm pse ėshtė e fshehur mė mirė dhe shprehet nė formė tė mbuluar. Nė fillim tė shekullit XX, me paraqitjen e fashizmit, antisemitizmi u bė pjesė e ideologjisė sė tij. Gjatė Holokaustit tė kryer nga regjimi nazist, afėr 6 milion hebrenj janė vrarė nė mėnyrė sistematike vetėm pse ishin hebrenj. Fatėkeqėsisht, edhe sot sulmet kundėr bashkėsive dhe trashėgimisė hebreje nuk janė tė rralla dhe njė numėr i grupeve neonaziste nė mėnyrė tė hapur shfaq pikėpamjet e tyre antisemitike. Pėr mė tepėr, rritja e numrit tė faqeve nė internet dhe materialit tė pėrhapur pėr glorifikimin e propagandės naziste, po u kontribuojnė kėtyre zhvillimeve brengosėse pėr mbarė botėn.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ksenofobia
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: problemet e te rinjeve-
Kėrce tek: