Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ē’ ĖSHTĖ TORTURA?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES
looney tun


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 30
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

Ē’ ĖSHTĖ TORTURA? Empty
MesazhTitulli: Ē’ ĖSHTĖ TORTURA?   Ē’ ĖSHTĖ TORTURA? I_icon_minitimeSat 8 Nov - 0:22

Tė definuarit e fenomenit tė torturės dhe keqtrajtimit nė mėnyrė gjerėsisht tė pranueshme, ka qenė sfidim pėr njė kohė tė gjatė, edhe pse dėnimi dhe ndalimi i tyre nė pėrgjithėsi kanė qenė tė pranuara si norma tė sė drejtės ndėrkombėtare zakonore, qė janė aplikuar nė tė gjitha shtetet. Dispozitat e pranuara ndėrkombėtare pėr ndalim absolut tė torturės, tė formuluara nė njė numėr tė teksteve ligjore ndėrkombėtare, nuk kanė qenė njė garancion i mjaftueshėm pėr ndalimin e paraqitjes sė torturės. Dukej se gjithmonė ka ekzistuar njė shmangie nė definim, duke lėnė njė hapėsirė interpretimi autoriteteve shtetėrore me qėllim tė sigurimit tė pranimit tė kėtyre rregullave ndėrkombėtare nė parim nga ana e shteteve.

Definicioni ligjor i torturės ėshtė pėrfshirė dhe njohur nga gjitha shtetet nėnshkruese tė Konventės sė OKB-sė Kundėr Torturės dhe Trajtimit apo Ndėshkimit tjetėr Mizor, Ēnjerėzor dhe Poshtėrues (UNCAT), tė vitit 1984 (e cila ėshtė miratuar nė bazė tė Rezolutės 39/46 tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė 10 Dhjetorit 1984 dhe e hapur pėr nėnshkrim, ratifikim dhe aderim; kurse hyri nė fuqi mė 26 qershor tė vitit 1987). Definicioni torturės nė Nenin 1 tė Konventės, e pėrcakton atė si:

“ēdo veprim me tė cilin personit tjetėr i janė shkaktuar me dashje dhimbje ose vuajtje tė rėnda, fizike dhe mendore, me qėllim pėr tė marrė prej tij ose prej ndonjė personi tjetėr informacione ose pohime pėr ta dėnuar veprėn tė cilėn ai ose ndonjė person i tretė e ka kryer ose dyshohet se e ka kryer, apo me qėllim qė ai ose ndonjė person i tretė tė frikėsohet, tė detyrohet, ose pėr ēdo arsye tjetėr tė bazuar nė diskriminimin e ēfarėdo lloji, kur dhembjet ose vuajtjet e tilla janė shkaktuar nga njė person zyrtar ose nga njė person i tretė qė vepron me titull zyrtar, me nxitjen ose pajtimin e tij. Ky term nuk pėrfshin vuajtjet ose dhembjet qė janė pasojė vetėm e sanksioneve ligjore, qė u pėrkasin ose janė shkaktuar prej tyre.”



Edhe pse ky definicion nuk ėshtė gjithėpėrfshirės dhe nuk elaboron detajisht shkallėt e ndryshme tė torturės dhe keqtrajtimit, ėshtė me rėndėsi tė theksohet se ky definicion ligjor merr parasysh edhe dimensionin e tyre psikologjik dhe fizik. Ky definicion, po ashtu pėrjashton sanksionet ligjore, pra sanksionet e parapara me legjislacion vendor, tė cilat nė raste tė caktuara nxisin pyetje nėse kėto sanksione janė nė kundėrshtim tė plotė me frymėn e Konventės. Sidoqoftė, ky definicion i shtohet kuptimit tė pėrgjithshėm tė theksuar nga Komisioni i OKB-sė pėr tė Drejtat e Njeriut, sipas tėcili: “tė gjitha format e torturės dhe trajtimit apo ndėshkimit tjetėr mizor, johuman dhe pashtėrues, [. . .] asnjėherė nuk mund tė justifikohen nė asnjė rrethanė, ēfarėdoqoftė ajo.” Raportuesi Special i OKB-sė pėr torturė, gjithashtu ka thėnė se “baza ligjore dhe morale pėr ndalimin e torturės dhe trajtimit apo ndėshkimit tjetėr mizor, ēnjerėzor dhe pashtėrues ėshtė absolute dhe e domosdoshme, dhe se nga kjo nuk mund tė hiqet dorė nė asnjė situatė, ose t’u nėnshtorhen interesave, politikave dhe praktikave tė tjera.”

Me rastin e Ditės Ndėrkombėtare tė OKB-sė pėr Pėrkrahje tė Viktimave tė Torturės – 26 qershori, Kėshilli Ndėrkombėtar pėr Rehabilitim tė Viktimave tė Torturės, vlerėsoi se “tortura ėshtė njė ndėr gjėrat mė tė tmerrshme qė njeriu mund t’i bėjė tjetrit. Qėllimi i torturės ėshtė shkaktimi i dhimbjeve sa mė tė mėdha viktimės dhe duke mos e lėnė tė vdesė . . .” Shkaktimi i qėllimshėm i dhimbjeve dhe vuajtjeve, qoftė fizike ose psikike, ėshtė karakteristikė si pėr torturė ashtu edhe pėr trajtim ēnjerėzor dhe poshtėrues. Nė terminologjinė juridike bazė pėr dallim, edhe pse e vogėl mes trajtimit ēnjerėzor e poshtėrues dhe mes torturės, ėshtė natyra e veprimit dhe qėllimi i tij, shkalla e ashpėrsisė, si dhe pėrdorimi i metodave mizore. Me fjalė tė tjera, sa mė mizor dhe i dhimbshėm tė jetė njė veprim i qėllimshėm, gjykata ka predispozita ta shqyrtojė atė veprim si rast tė torturės.



Sipas UNCAT-it, elementet dalluese tė torturės janė:

· Veprimi i qėllimshėm qė shkakton vuajtje tė rėnda fizike dhe psikike;

· Akti i shkaktuar me qėllim tė caktuar;

· Nga njė zyrtari shtetėror ose person qė vepron nė cilėsi zyrtare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Ē’ ĖSHTĖ TORTURA?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ligjet me te cuditshme ne bote !!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: problemet e te rinjeve-
Kėrce tek: