Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 varferia relative dhe varferia absolute

Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES
looney tun


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 30
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

varferia relative dhe varferia absolute Empty
MesazhTitulli: varferia relative dhe varferia absolute   varferia relative dhe varferia absolute I_icon_minitimeSat 8 Nov - 0:32

Varfėria relative tregon qė njė person ose njė grup personash janė tė varfėr nė krahasim me tė tjerėt, ose nė krahasim me atė qė konsiderohet tė jetė standard i drejtė pėr jetesė, ose nivelin e konsumimit nė njė shoqėri tė caktuar. Varfėria absolute tregon qė njerėzit janė tė varfėr nė krahasim me atė qė konsiderohet tė jetė standard i kėrkesave minimale. Njė person i cili sipas standardeve amerikane konsiderohet i varfėr absolut, sipas standardeve tė themi tė Afrikės, mund tė kosiderohet i varfėr relativ.



Xhim Harvej (Jim Harvey), banor i Posilparkut (Possilpark) tė Britanisė sė Madhe, flet pėr pėrvojėn e tij me varfėrinė, e cila mund tė cilėsohet si varfėri relative: Varfėria! Ēka do tė thotė kjo pėr mua? Kėshtu, unė jam 48 vjeēar, i martuar, me familje dhe pa fėmijė. Jetoj nė Posilpark, qė gjendet nė veri tė Glasgout (Glasgow). Pa dyshim se unė i takoj klasės punėtore. Por, kėtu mund tė ketė pak dyshim, pasi qė tani pėr disa vite me radhė kam qenė i papunėsuar dhe maksimalisht i varur nga beneficionet. Atėherė, ēka ėshtė varfėria? Pėr mua kjo do tė thotė tė jesh ‘pa para nė xhep’. Po ashtu, do tė thotė tė mos kesh mundėsi ta pėrmirėsosh stilin e jetės si pasojė e dietės sė dobėt dhe pamundėsisė pėr tė marrė pjesė nė aktivitete tė lira. Gjithashtu, ekziston edhe njolla sipas tė cilės varfėria vetėm shtohet. Aty ėshtė edhe apatia e ndjenjės sė pafuqisė, shtypjes, ndjenjės sė pavlefshmėrisė, pėrjashtimit, . . . pse? Pse unė? . . .”

BURIMI: LOTHIAN ANTI POVERTY ALLIANCE, HTTP://WWW.LAPA.ORG.UK



Edhe pse nevojat elementare ekonomike tė Xhimit janė tė siguruara, ai pėrjeton pėrjashtimin dhe stagnimin, gjė qė e bėn atė tė palumtur me pafuqinė tė cilėn e ndien dhe mbijetesėn e tij minimale. Kjo, nė tė vėrtetė, tregon se Xhimi ėshtė relativisht i varfėr, nė krahasim me tė tjerėt e shoqėrisė sė tij, qė janė shoqėrisht dhe politikisht aktivė.



Pėrjashtimi shoqėror. Edhe pse pėrjashtimi shoqėror, shpesh pėrdoret si sinonim me ‘varfėrinė relative’, kėto konceptet nuk janė identike. Pėrjashtimi shoqėror mund tė ēojė drejt varfėrisė, por, nė tė njėjtėn kohė, pėrjashtimi shoqėror mund tė vijė si pasojė e varfėrisė. Nė rastin e Xhimit, pėrjashtimi shoqėror ka shkaktuar pushimin e ekzisitmit tė tij politik, deri sa nė rastin e komunitetit Saharias tė Raxhastanit (Rajasthan), varfėria e tyre ekonomike dhe skamja, kanė qenė instrumente tė pėrjashtimit tė tyre nga shoqėria.



pyetje per diskutim --->A nėnkupton rritja e popullsisė automatikisht edhe varfėri mė tė madhe? Ėshtė besim i pėrgjithshėm se shtimi i lartė i popullsisė nė vendet e pazhvilluara dhe ato nė zhvillim, ėshtė pėrgjegjės pėr pėrhapjen e varfėrisė nė kėto vende. Kjo argumentohet nga disa qeveri tė Jugut dhe Veriut, me qėllim tė tėrheqjes sė vėmendjes nga ēėshtjet qendrore, tė cilat janė burime kryesore tė varfėrisė nė kėto shtete. Kėto ēėshtje qendrore janė, shtrydhja dhe eksploatimi i vazhdueshmė i resurseve natyrore nga shtetet e zhvilluar pėr

interesa komerciale, qė rezulton me zhveshjen e kėtyre komuniteteve nga e drejta pėr resurse; mungesa e ndarjes sė fondeve pėr shėrbime elementare, siē janė arsimi, shėndetėsia dhe uji, tė cilat nė mėnyrė tė dukshme do tė zvogėlonin mortalitetin dhe sėmundjet e fėmijėve dhe tė grave; si dhe shtimi i konflikteve dhe luftėrave pėr pėrfitimin e kontrollit mbi resurse, qė rezulton nė jostabilitet politik, shoqėror dhe ekonomik.



Argumenti sipas tė cilit numri i madh i tė varfėrve nė njė vend ėshtė pengesė pėr pėrparimin e atij kombi ėshtė i pavlefshėm, kurse nė tė vėrtetė pėrgjegjėse janė shumė qeveri, tė cilat me politikat e shpėrndarjes sė fitimeve pėr zhvillim bėjnė alokimin e kėtyre mjeteve nė mėnyrė tė padrejtė. Prandaj, mendimi sipas tė cilit tė varfėrit janė pėrgjegjės pėr konsumim tė resurseve natyrore dhe degradim tė mjedisit nuk qėndron, pasi qė, nė tė vėrtetė, tė pasurit kanė nivel mė tė lartė tė konsumit se sa tė varfėrit.



A do tė ēojė zhvillimi i qėndrueshėm drejt uljes sė varfėrisė? Varfėria i detyron tė varfėrit tė zgjedhin mėnyrat e paqėndrueshme pėr jetesė. Pėr shembull, mungesa e shėrbimeve higjienike dhe sistemeve pėr asgjėsim tė mbeturinave, sikurse edhe mungesa e derivateve, mund t’i detyrojė tė varfėrit tė pėrdorin metoda tė cilat i kontribuojnė degradimit tė mjedisit. Zhvillimi i qėndrueshėm, qė do tė rezultonte nė zvogėlimin e qėndrueshėm tė varfėrisė do tė arrihet vetėm atėherė kur shtetet e zhvilluara vendosin t’i respektojnė obligimet e marra, siē janė, zvogėlimi i emetimit tė gasit i cili ngroh atmosferėn pėrmes realizimit tė standardit tė energjisė efektive dhe kur fillojnė tė paguajnė taksat e transaksionit pėr lėvizjen e kapitalit pėrtej kufijve, etj.



A ėshtė e mundur tė financohet ērrėnjosja e varfėrisė? Po, ėshtė e mundur. Ėshtė llogaritur se nė shtetet nė zhvillim, nevojiten afėr 40 bilion dollarė amerikan nė vit, si shpenzime plotėsuese, pėr t’u ofruar shėrbime elementare tė gjithėve, tė cilat pėrafėrsisht paraqesin 1/8 e buxhetit tė mbrojtjes tė SHBA-ve pėr vitin 2001/02, ose 8 bilion dollarė mė pak sesa tė ardhurat neto tė njeriut mė tė pasur pėr vitin 2001/02. Po ashtu, shumica e kėtyre parave do tė mund tė realizohej pėrmes riorganizimit tė shpenzimeve nga ana e qeverive, bankave multiraterale (Bankės Botėrore, Bankės sė Zhvillimit Aziatik etj) dhe organizatave tė tjera humanitare. Financimi i ērrėnjosjes sė varfėrisė do tė ishte shumė mė i lehtė sikur institucionet ndėrkombėtare siē janė, Banka Botėrore, Fondi Monetar Ndėrkombėtar dhe qeveritė anėtare tė OECD, tė vendosnin tė heqin dorė nga borxhet e ekzistuese tė disa qeverive ndaj disa pėrkushtimeve qė kanė, dhe varėsisht nga kėrkesat e shoqėrisė lokale, t’i orientojnė ato fonde nė ērrėnjosjen e varfėrisė.



Shpenzimet e llogaritura do tė zvogėloheshin edhe mė shumė, sikur shtetet konkrete tė vendosnin pėr tė ndėrmarrė reforma radikale nė fushėn e shpėrndarjes sė pasurisė dhe resurseve, dhe nėse vendosin t’u japin prioritet mė tė lartė shpenzimeve pėr zhvillim sesa shpenzimeve pėr mbrojtje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
varferia relative dhe varferia absolute
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» pse varferia vazhdon ?
» grupet e prekura nga varferia

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: problemet e te rinjeve-
Kėrce tek: