Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FORUM I SHQIPTAREVE TE VERTETE--JEMI NJE KOMB DHE KEMI NJE GJAK --
 
--PEJACITY--ForumKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 TREGIMI ILUSTRUES-------------

Shko poshtė 
AutoriMesazh
looney tun
TOP POSTUES
TOP POSTUES
looney tun


Male
Numri i postimeve : 81
Age : 30
lokacioni : pej
Registration date : 14/08/2008

TREGIMI ILUSTRUES------------- Empty
MesazhTitulli: TREGIMI ILUSTRUES-------------   TREGIMI ILUSTRUES------------- I_icon_minitimeSat 8 Nov - 0:43

Miriam ėshtė 36 vjeēe dhe ėshtė nėnė e gjashtė fėmijėve. Ajo ėshtė rritur nė njė fshat larg nga qendrat urbane. Ajo e ndėrpreu shkollimin pas pėrfundimit tė klasės sė dytė. Prindėrit e saj kanė qenė tė varfėr, kurse shkolla ishte katėr kilometra larg nga shtėpia e saj. Babai i saj besonte se arsimimi i femrės ėshtė vetėm humbje kohe dhe pėrpjekjesh, pasi fati i femrave ėshtė martesa e jo pėr tė punuar pėr mbijetesė.



Kur Miriam ishte 12 vjeēe, sipas zakoneve lokale i ishte bėrė rrethprerja (gjymtimi gjenital). Ajo u martua si 16 vjeēe me njė njeri rreth tė 50-tave. Babai i saj mori nga dhėndri njė sasi tė mirė parash si pajė pėr nusen. Vitin e ardhshėm ajo lindi njė djalė. Fėmija kishte lindur i vdekur. Klinika regjionale ishte 10 kilometra larg fshtatit dhe nuk bėnte mbikėqyrjen e lindjeve. Gjatė shtatėzansisė, Miriamin e rrahte bashkėshorti shpesh dhe ajo besonte se fėmija lindi i vdekur pėr kėto arsye. Sidoqoftė, familja e saj dhe shumė tė tjerė nga fshati e fajėsuan Miriamin pėr dėshtim.

Miriami nuk kishtė dėshirė tė ksihte marrėdhėnie seksuale mė bashkėshortin e saj. Ajo frikėsohej nga ai dhe nga shtatėzanėsia. Bashkėshorti i saj konsideronte se ka tė drejtė pėr marrėdhėnie seksuale me atė dhe rregullisht e detyronte Miriamin. Miriami nuk dėshironte tė mbetej shtatėzėnė pėrsėri, por nuk kishte tjetėr zgjidhje. Ajo vizitonte mjekėt popullor dhe merrte pėrzierje tė ndryshme tė bimėve dhe gjithashtu mbante hajmali qė nuk kishin sukses. Ajo rrallė kishte kohė tė shkonte pėr kontroll nė klinikė dhe atėherė kur shkonte, kėtė e bėnte pėr shkak tė fėmijėve qė i sėmureshin, por kurrė nuk arrinte tė bisedonte me motra medicinale pėr kontracepcion. Motra medicinale edhe pse dukej se e kuptonte gjuhėn lokale tė Miriamit, preferonte tė bisedonte nė gjuhėn dominuese qė flitej nė kryeqytet dhe mes klasės sė edukuar tė njerėzve. Motra medicinale e kishte frikėsuar Miriamin.



Jeta e saj ka qenė njė sagė e gjatė e dhunės, varfėrisė dhe skamjes. Miriami gjatė disa shtatėzanėsive qė kishte dhe gjatė rritjes sė fėmijėve tė saj pėrpiqej tė mbante shpirtin dhe trupin bashkė. Ajo mbolli njė parcelė tė vogėl me gjėra pėr tė ushqyer fėmijėt e saj, pasi qė bashkėshorti kurrė nuk i dha para tė mjaftueshme pėr kėtė. Ajo kėrkoi ndihmė nga prindėrit e saj dhe nga njė misionar vizitues. Tė gjithė i thanė asaj qė ta dėgjojė bashkėshortin e saj dhe i kujtuan asaj se ka obligim ndaj bashkėshortit dhe familjes.



Njė ditė, bashkėshorti akuzoi Miriamin pėr ‘shoqėrim’ me njė njeri tjetėr. Ai pretendonte ta ketė parė atė duke qeshur dhe biseduar me njė fshatar nė njė ditė tregu. Kur ajo u pėrgjigj, ky filloi ta godasė pandėrprerė, duke i thėnė lavire dhe duke u zotuar sė do t’i hakmerrej pėr atė ēnderim qė ajo i kishte bėrė. Miriam kishte pėsuar lėndime tė rėnda; ajo mendonte tė kishte edhe brinjė tė thyera. Pėr disa javė rresht ajo nuk kishte mundur tė dilte jashtė shtėpisė. Ajo nuk kishte para tė shkonte nė klinikė pėr trajtim, ose pėr tė arritur deri atje. Askush nė fshat nuk i ndohmoi asaj, edhe pse kishte disa qė mendonin se bashkėshorti i saj e kishte tepruar. Gruaja ėshtė punė e burrit tė saj. Nė pamundėsi pėr tė shkuar nė treg pėr tė shitur ose pėr t’u kujdesur pėr kopshtin e saj, Miriami dhe fėmijėt e saj, gati sa vdiqėn nga uria.



Miriami e dinte se do tė ketė dhunė edhe nė tė ardhmen. Ajo frikėsohej pėr jetėn e saj dhe jetėn e fėmijėve tė saj. Ajo pa nė ėndėrr vdekjen e saj dhe e dinte se duhet tė shkonte. Posa filloi tė ecte, ajo mori me vete dy mė tė vegjėlit dhe e lėshoi fshatin. Ajo tani jeton nė njė fshat tjetėr, si refugjate brenda shtetit tė saj, duke jetuar nė frikė se bashkėshorti i saj do ta gjejė dhe do ta kthejė nė shtėpi.

(Marrė nga WHO Training Curriculum: Gender and Rights in Reproductive Health)

PYETJET PĖR DISKUTIM
Pikat e poshtėshėnuara pėr diskutim, i shikoni nga perspektiva e definicionit tė shėndetit, ashtu siē ėshtė theksuar nė kushtetutėn e Organizatės Botėrore tė Shėndetsisė (WHO) tė vitit 1946, si: “gjendje e plotė fizike, mendore dhe mirėqenie sociale, e jo vetėm mungesė e sėmundjeve ose gjendjes sė dobėt shėndetėsore”



1. Kur filluan problemet e Miriamit?

2. Si ishte trajtuar ajo nga ata qė ishin mė tė fuqishėm (babai, bashkėshorti, motra medicinale dhe misionari)? Pse?

3. Ēfarė ishte ndikimi i varfėrisė nė jetėn e Miriamit dhe fėmijėve tė saj? A mendoni se Miriami dhe bashkėshorti i saj ishin njėsoj tė varfėr?

4. Varėsisht nga statusi dhe fuqia qė kanė nė bashkėsi, si do t’i rangoje nė bashkėsinė e Miriamit secilin grup (pra burrat, gratė dhe fėmijėt)? Shpjego!

5. Ēfarė informata do t’i nevojiteshin Miriamit pėr tė ndryshuar rrethanat e jetės sė saj dhe tė fėmijėve tė saj?

6. Edhe pse ka njė qendėr shėndetėsore nė regjion, sa ka qenė ajo e dobishme pėr Miriamin? Shpjego!

7. Shiko tabelėn e poshtme: Janė dhėnė shembuj tė lidhjeve mes shėndetit dhe tė drejtave tė njeriut. Cilat lidhje kanė tė bėjnė drejtpėrdrejt me ēėshtjet e prezantuara nė tregimin pėr Miriamin?
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
TREGIMI ILUSTRUES-------------
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» tregimi ilustrues pj 3
» TREGIMI ILUSTRUES
» TREGIMI ILUSTRUES

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: --RINIA-- :: problemet e te rinjeve-
Kėrce tek: